Ofensiva “Mburoja e Eufratit”, deri tani janë çliruar 960 kilometra katrorë

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë njoftoi se nga fillimi i ofensivës “Mburoja e Eufratit” në veri të vijës kufitare të Sirisë nga elementet terroriste janë çliruar afër 960 kilometra katrorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin thuhet se forcat opozitare siriane me mbështetje të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) nga 24 gushti deri më sot kanë çliruar një rajon prej 960 kilometrave katrorë, ndërsa në këtë periudhë 6.319 herë janë goditur gjithsej 1.657 pozita terroriste.

Me qëllim të përforcimit të sigurisë në zonat kufitare, mbështetjes së forcave të koalicionit dhe neutralizimit të kërcënimit terrorist, Turqia muajin e kaluar inicioi operacione ushtarake në veri të Sirisë. Operacioni i cili edhe më tej është duke zgjatur bazohet në të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje, si dhe në miratimin e Parlamentit Kombëtar i cili iu ka dhënë ushtarëve autorizime që në pajtueshmëri me kërcënimet të veprojnë edhe në rajonin e Sirisë fqinje.

Artikulli paraprakDokumentari i 15 korrikut, së shpejti në ekranet e TRT-së
Artikulli vijuesBombardimet mbi spitalin në Alepo, Franca i konsideron krim lufte