OKB: Izraeli të ndërpresë ndërtimet ilegale në tokat palestineze

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje qeverisë së Izraelit ti jep fund politikës së ndërtimit të vendbanimeve ilegale hebreje në mënyrë që të hapet rruga për zgjidhjen e çështjes me parimin e themelimit të dy shteteve të pavarura në Lindjen e Mesme.

“Ndërtimi i këtyre vendbanimeve paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare”, tha sekretari Ban gjatë fjalimit të mbrëmshëm në KB.

Ditë më parë, një apel të ngjajshëm dërgoi edhe e ashtuquajtura katërshe e Lindjes së Afërt, mor menjëherë pas kësaj qeveria e Izraelit njoftoi për ndërtimin e 560 njësive të banimit në Bregun Perëndimor, ndërsa 240 shtesë në Jerusalemin Lindor.

Artikulli paraprakFerizaj, burri vret gruan, pastaj edhe veten
Artikulli vijuesHungaria ngriti gardh me gjemba, por tani kërkon emigrantë