OKB: Nga konflikti në lindje të Ukrainës janë vrarë mbi 6000 persona

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se numri i të vdekurve në konfliktet që kanë qenë të vazhdueshme që nga prilli 2014 në lindje të Ukrainës ka kaluar mbi gjashtë mijë persona.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se numri i të vdekurve në konfliktet që kanë qenë të vazhdueshme që nga prilli 2014 në lindje të Ukrainës ka kaluar mbi gjashtë mijë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Zejd Raad el-Husejin, në një deklaratë në lidhje me raportin e nëntë të Misionit për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë i cili përfshin periudhat 1 dhjetor 2014-15 shkurt 2015 ka theksuar se qindra persona kanë humbur jetën për shkak të rritjes së konflikteve veçanërisht në Aeroportin e Donetsk dhe në rajonin Debaltsev.

Ai ka theksuar ndër të tjera se në një kohë më pak se një vit në konfliktet e vazhdueshme në lindje të Ukrainës kanë humbur jetën më shumë se gjashtë mijë persona.  “Gjatë periudhës prill 2014 – 28 shkurt 2015 në vend janë vrarë 5 809 persona dhe janë plagosur 14 740 të tjerë. Ndërsa të vrarët gjatë konflikteve në vazhdim në aeroportin e Donetskut dhe në rajonin Debaltseve në ditët e fundit nuk janë të përfshirë në këto të dhëna. Kombet e Bashkuara parashikojnë se që nga 2 marsi numri i të vrarëve në konfliktet në lindje të Ukrainës arrin mbi gjashtë mijë persona”.

Zv. përgjegjësi për të Drejtat e Njeriut i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ivan Simonoviç në një konferencë për shtyp tha se: “Palët të cilët i janë kthyer armëve të rënda, përdorin sisteme lëshimi raketash të shumta.” Simonoviç, vuri në dukje gjithashtu se civilët kanë qenë pre e arrestimeve dhe torturimeve arbitrare.

Simonoviç i cili duke deklaruar se edhe situata në Krime është gjithnjë duke u përkeqësuar, ka pohuar se tatarët e Krimesë janë ata që janë prekur më shumë nga shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut. Sipas raportit të Misionit të OKB-së të të Drejtave të Njeriut në Ukrainë mbi 1 milion ukrainas janë shpërngulur për shkak të konflikteve.

Në raportin ku përshkruhet se vazhdojnë shkeljet e vazhdueshme sistematike të të drejtave të njeriut ndaj tatarëve të Krimesë, është theksuar gjithashtu se vazhdojnë akoma edhe kufizimet e lirisë së shprehjes, mendimit, mbledhjes, të lirisë së fesë dhe të besimit.

Në raportin ku përshkruhet se qeveria e Ukrainës më 26 dhjetor 2014 ka ndaluar udhëtimet e autobusëve dhe të trenave që shkojnë në Krime është theksuar gjithashtu se “numri i të zhvendosurve në Krime ka arritur në 20 213”.

Në raport përmendet se janë rritur kërcënimet dhe presioni politik për tatarët e Krimesë dhe veçanërisht për mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Krime, është kujtuar rasti se më 26 janar ndaj ndërtesës së televizionit ART i cili është dhe i vetmi televizion që publikon në gjuhën e tatarëve të Krimesë është ndërmarrë një bastisje nga persona me maska, të armatosur dhe me uniforma ushtarake. Ndërsa  më  29 janar Zv.kryetari i Parlamentit Kombëtar i tatarëve të Krimesë,  Ahtem Çijgoz u ndalua dhe tij me akuzën për shkaktimin e trazirave sociale u kërkua dënimi i tij me 10 vjet burg./AA

Artikulli paraprakModestia e Erdoganit
Artikulli vijuesKur tavolina mbush telefonin pa kabllo