GJENEVË (AA) – OKB ka paralajmëruar se është e shqetësuar për gjendjen e 100 mijë fëmijëve pas sulmeve ndaj 25 spitaleve në jug të Halepit që nga fillimi i këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i pavarur i Hetimit për Sirinë pranë OKB-së në një deklaratë me shkrim ka theksuar: “Jemi të shqetësuar për të ardhmen e rreth 100 mijë fëmijëve në jug të Halepit për shkak të konflikteve të intensifikuara javët e fundit.”
Duke theksuar se gjendja në Halep është kritike, OKB thotë se regjimi dhe forcat të cilat mbështesin regjimin kanë shkaktuar shumë viktima në radhët e civilëve si rrjedhojë e sulmeve në këtë qytet.
– “Ose dorëzohu ose vdis nga uria”
Në deklaratë thuhet se ”synimet e sulmeve të fundit janë forcimi i pozitave të rrethimit dhe se ata zhvillohen me moton ‘ose dorëzohu ose vdis nga uria’, gjë që përbën dhe strategjinë e marrjes së këtij qyteti nga forcat e regjimit.