OKB: Rreth 70 mijë të vrarë në Siri

Shefja për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, ka thënë se numri i të vrarëve në konfliktin sirian po i afrohet shifrës prej 70,000.
Pillay i ka thënë takimit të Këshillit të Sigurimit për mbrojtjen e civilëve në konflikt se ndarjet e thella midis vendeve anëtare, kanë çuar në mosveprim, transmeton Rel.

“Ky konflikt ka qenë shkatërrimtar dhe civilët kanë paguar çmimin”, ka thënë Pillay.

Ajo po ashtu i ka kërkuar Këshillit që të referojë Sirinë para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime.

Rusia dhe Kina kanë bllokuar tri rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë paraparë masa ndëshkuese për Damaskun.

Protestat e para antiqeveritare në Siri kanë nisur në mars të vitit 2011. Regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka shtypur dhunshëm kundërshtarët e tij. /Telegrafi/

Artikulli paraprakRaportohet progresi dhe sfidat e sundimit të ligjit
Artikulli vijuesPolicët e MUP-it në Policinë e Kosovës?