Operacionet anti-terroriste në Lindje dhe Juglindje të Turqisë

Në operacionet e përbashkëta të Forcave të Armatosura të Turqisë me ato të Policisë i është dhënë një goditje e madhe organizatës terroriste PKK

 

DİYARBAKIR (AA) – ERDİNÇ AKSOY – Në operacionet e ndërmarra kundrejt anëtarëve të organizatës terroriste PKK e cila krahas zonave periferike i ka ndërmarrë sulmet e saj edhe në qendrat e qyteteve janë neutralizuar afërsisht 1 mijë e 250, terroristë raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të shtetrrethimit të shpallur me qëllim pastrimin e qyteteve nga terroristët të cilët kërcënojnë jetën dhe pronën e popullatës si dhe heqjen e barrikadave të vendosura, mbylljen e kanale të gërmuara, neutralizimin e kurtheve me lëndë shpërthyese, në operacionet e përbashkëta të Forcave të Armatosura të Turqisë me ato të Policisë i është dhënë një goditje e madhe organizatës terroriste PKK.

Në operacionet të cilat vazhdojnë që nga muaji korrik e deri tani në rajonet Varto të qytetit Muş, në rajonet Nusaybin, Dargeçit, Derik të qytetit Mardin dhe në rajonet Silvan, Sur, Şırnak’ın Silopi, Cizre dhe İdil të qytetit Diyarbakır numri i terroristëve të neutralizuar ka arritur afërsisht 1 mijë e 250.

Ndërsa numri i gropave të mbyllura dhe të barrikadave të hequra gjatë operacioneve ka arritur në 2 mijë e 307 të cilat janë si në vijim në rajonet Dargeçit 85, Silvan 22, Silopi 788, Cizre 951, Derik 24, Nusaybin 52, İdil 174 dhe në Sur 211.

Gjithashtu në kontrollet në zonat e vendbanimeve ku janë përfunduar operacionet janë neutralizuar mbi 3 mijë lëndë shpërthyese të vendosura nëpër rrugë, ambiente të hapura dhe nëpër shtëpi.

Ndër të tjera është vërejtur se terroristët e PKK-së kanë injoruar plotësisht jetën e njerëzve duke i vendosur kurthet e lendeve shpërthyese kryesisht në dyer të dritareve, në djepe, në frigoriferë, në tenxhere, valixhe dhe nëpër dyer.

Artikulli paraprakDavutoglu takon kancelaren gjermane dhe kryeministrin e Holandës
Artikulli vijuesSiri, forcat e Asadit granatuan rrugën e vetme mes Jebel Ekrad dhe Idlib-it