Opozita kritikon mungesën e ministrave në Kuvend

Mungesa e një numri të madh të ministrave dhe vet kryeministrit ka ngjallë reagime tek deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët sot janë kthyer në Parlament.

Ata kanë thënë se mungesa e kabinetit qeveritar tregon papërgjegjësinë e kësaj Qeverie.

Deputetja Albulena Haxhiu tha se sa serioze dhe sa e përgjegjshme është Qeveria shihen nga karriget e zbrazura në të cilat duhet të jenë ministrat qeveritar.

“Kjo Qeveri nuk po e di që Kosova është Republikë parlamentare dhe jo qeveritare. Na bëjnë thirrje që të kthehen në Kuvend ku janë tash ata të japin llogari para deputetëve. Regjistrimi i popullsisë nuk u bë në tërë Kosovën Qeveria u dorëzua para Beogradit. Pyetje pse u propozua ky projektligj sepse në asnjë vend të pavarur nuk ekzistojnë dy ligje për të njëjtën çështje”, tha Haxhiu.

Artikulli paraprakOsmani: Shndërrimi i FSK-së në ushtri nuk varet nga Lista Serbe
Artikulli vijuesYmeri: Thaçi e Veseli, klikë kriminelësh