Këshilli i Lartë i negociator të opozitës siriane publikoi vizionin e ri të tranzicionit politik në Siri, i cili përbëhet nga tre faza, raporton AA.
Pak para fillimit të takimit ndërkombëtar për krizën siriane në Londër, koordinatori i Këshillit të opozitës siriane Riyad Hijab, në Institutin Ndërkombëtar për Çështje Strategjike (IISS) ka publikuar detajet e vizionit të ri të tranzicionit politik e cila mbështetet nga opozita siriane.
Duke theksuar se vizioni i titulluar “Korrnizat e tranzicionit politik” parashikon negociata të gjera mbi çështjen siriane, Hijab tha se bazë e vizionit është deklarata e dakorduar në Gjenevë në vitin 2012, dhe të gjitha rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rreth çështjes siriane.
“Ky vizion është projektuar për të përmbushur shpresat e popullit sirian. Është përpiluar për të shpëtuar Sirinë nga diktatura dhe të shkojë në sistemin politik të lirisë dhe të drejtave të njeriut”, tha Hijab, i cili dikur ishte kryeministër i Sirisë, duke shtuar se në procesin tre-fazësh të tranzicionit politik vizioni parashikon përfshirjen e të gjitha grupeve në Siri.
Në fazën e parë, e cila duhet të zgjasë gjashtë muaj, janë parparë negociata, vendosja e armëpushimit, ndërprerja e bombardimeve ndaj civilëve, përfundimi i rrethimit të qyteteve, lirimi i të burgosurve nga burgjet dhe lejmi i kthimit të të zhvendosurve.
Sipas koordinatorit Hijab, faza e dytë është parashikuar të zgjasë një vit e gjysmë, dhe parashikon zbatimin e tranzicionit politik në Siri.
“Kjo punë duhet të fillojë me largimin e Asadit dhe ekipit të tij nga pushteti. Do të themelojmë një strukturë të udhëheqësisë së përkohshme që do të mundësojë largimin e regjimit të Assadit që ka kryer krime të tmerrshme kundër popullit sirian”, tha Hijab.
Në këtë fazë është planifikuar të bëhet përpilimi i kushtetutës së re që do të garantonte sovranitetin e Sirisë, pavarësinë dhe integritetin teritorial të Sirisë, por që do të garantonte edhe unitetin e kombit dhe funksionimin e institucioneve. Kushtetuta duhet të garantojë të drejta të barabarta për të gjitha grupet etnike dhe fetare, duke përfshirë edhe kurdët.
Hijab më tej tha se faza e tretë dhe e fundit të tranzicionit është parashikuar si zbatim të dialogut kombëtar, reforma kushtetuese, dhe me mbështetjen e OKB-së edhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale.
“Vizioni i ri është i rëndësishëm për të ardhmen e Sirisë. Ajo do të mundësojë kthimin e sirianëve në vendin e tyre, do të justifikojë pritjet dhe shpresat e tyre, dhe do t’i japë fund regjimit diktatorial dhe do të transformojë vendin”, përfundoi Hijab.
Ai tha se presidenti sirian Bashar al-Assad nuk do të mbetet në pushtet në të ardhmen, dhe u bëri thirrje SHBA-ve të vazhdojnë të mbështesin këtë qëndrim, dhe i bëri thirrje Rusisë që të mbështes këtë ide.
Këshilli i opozitës siriane detajet e vizionit të ri të tranzicionit në Siri po ashtu do ti paraqesë edhe para të pranishmëve në konferencën diplomatike të sotme për Sirinë, në Londër e cila do të kryesohet nga Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, ku do të merr pjesë edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe zyrtarë të lartë të SHBA-ve, Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Gjermanisë, Jordanisë, Italisë dhe Bashkimit Evropian.