Në Bregun e okupuar Perëndimor ushtria izraelite ka vendosur orë policore për shkak të Rosh Hashanah, festës hebreje që fillon sonte, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deri në perëndimin e diellit, kur festa përfundon, do të mbyllen edhe post-blloqet ushtarake mes Izraelit, Bregut Perëndimor dhe Gazës, përveç për qëllime humanitare.
Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld për AA theksoi se masa shtesë të sigurisë janë vendosur në sinagoga dhe vendet e tjera publike. Siç tha ai, 3.500 policë janë shpërndarë në Jerusalem, veçmas në Qytetin e Vjetër. Ai theksoi se nuk ka të dhëna për ndonjë kufizim në kompleksin Al-Aksa.
Izraeli gjatë festës së vitit të kaluar Rosh Hashanah e cila kremtohet si viti i ri hebre, në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor ndaloi hyrjen në xhami për burrat më të ri se 50 vjeç për shkak të konfliktit me hebrenjtë.