Padi penale për keqpërdorimin e një profili në Facebook

Sektori për krim kibernetik dhe forenzik digjitale në suaza të MPB-së deri te Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur padi penale kundër O.V.(37) për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të dhënave personale”, transmeton zhurnal.mk

I padituri në periudhën prej disa muajve në mënyrë të paligjshme ka siguruar të dhëna personale nga e dëmtuara L.SH., në rrjetin social “Facebook” ku në mënyrë aktive i ka shfrytëzuar më shumë herë. I ka keqpërdorur të dhënat e saja personale në internet, gjegjësisht ka shkruar nga profili i saj dhe prej aty ka publikuar fotografi me përmbajtje të pa denjë, informuan sot nga MPB.
Pasi që e dëmtuara e ka paraqitur rastin, Sektori për krim kibernetik dhe forenzik digjitale ka nisur hetimin dhe ka kryer analizën e IP adresave, kur është kryer keqpërdorimi i të dhënave personale, dhe njëherësh të vërtetuara me më shumë IP adresa me kohën dhe datën e saktë ku sipas analizës përmendet se shfrytëzuesi i tyre ka qenë i padituri.
Artikulli paraprakVIDEO – Për 5 vjet e ndryshun historinë
Artikulli vijuesMbi 5.000 refugjat janë duke pritur në Idomeni për t`u futur në Maqedoni