Pamjet tronditëse, emigranti hedh gruan dhe foshnjën nga treni që i çonte në një kamp refugjatësh (FOTO/VIDEO)

Këto foto pasqyrojnë momentet më dramatike të tragjedisë që po përjetojnë refugjatët sirianë. Një familje hipën në tren në stacionin e Budapestit.

Ata mendojnë se po nisen drejt Gjermanisë, tokës së premtuar. Por me të hipur në tren kuptojnë që në fakt po i çojnë në një kamp refugjatësh në periferi të Budapestit. Burri i dëshpëruar hedh gruan dhe djalin e tij nga treni që të kenë ende një shans për të shkuar në Gjermani.

Por policia hungareze është tepër vigjilente. Ata marrin familjen e tij dhe e hipin sërish në tren duke i çuar në kampin e refugjatëve.

https://www.youtube.com/watch?v=tK8w6fYcaz0

 

Artikulli paraprakXhezair Shaqiri – HOXHA: Harami i ka mund këta të BDI-së
Artikulli vijuesHistoria e Ajlan, vogëlushi i vdekur në brigjet turke u refuzua nga Kanadaja