Papa: Muslimanët dhe të krishterët duhet të jetojnë si vëllezër

Papa Franjo të hënën para masës së mbledhur në xhaminë qendrore në Republikën e Afrikës Qendrore tha se krishterët dhe muslimanët duhet të jetojnë si vëllezër, shkruan AP.

Ai gjatë vizitës në zonën e rrezikshme të njohur si PK5, përkujtoi se muslimanët dhe krishterët se një kohë të gjatë kanë jetuar në paqe në Bangui.

Dhuna sektare që shpërtheu dy vjet më parë ka bërë që 122.000 muslimanë të largohen nga Bangui për shkak të frikës për jetën e tyre. Në këtë vend tani kanë mbetur vetëm 15.000 prej tyre.

Papa Franjo vizitoi Banguin në kuadër të turneut të tij në Afrikë.

(Islampress)

Artikulli paraprakTurqia fillon rindërtimin e nëntë xhamive në Gaza
Artikulli vijuesArabët fillojnë fushatën: “Mbështetje për prodhimet turke”