Mosbesimin e kryemistrit Oreshkoviç dhe qeverisë së tij e votuan 125 deputetë të Parlamentit.
Parlamenti kroat në seancën e sotme me shumicë prej 125 votash votoi mosbesimin e kryeministrit të vendit Tihomir Oreshkoviç, raporton Anadolu Agency (AA).
Për mosbesim Oreshkoviç votuan anëtarët e koalicionit Patriotik, si pjesë e opozitës e mbledhur rreth SDP-së.
Kundër mosbesimit të kryeministrit votuan të gjithë 12 anëtarët e Lëvizjes Most, gjithsej 15 vota ishin kundër dhe dy abstenime. Në Parlament në momentin e votimit ishin 135 deputetë.
Në seancën parlamentare nuk u paraqën ministrat e Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ), si dhe Tomislav Karamarko.
Votimi i mosbesimit ndaj kryeministrit Tihomir Oreshkoviç, vlen edhe për të gjithë ministrat, apo për të gjithë qeverinë.
Sipas këtij vendim parlamentar, Qeveria e Tihomir Oreshkoviç bëhet teknike ose Qeveri në dorëheqje.
Nga sot fillon afati 30 ditorë, ku përfaqësuesit e shumicës së re parlamentare duhet të paraqesin mandatarin e ri presidentes së Republikës, e cila ka mbi 76 vota.
Sipas paralajmërimeve HDZ-ja do të mbështesë mandatarin e ri, ministrin e Financave Zdravko Mariç. Nëse arrihet shumica, Mariç mund të formojë qeverinë e re.
Nëse kjo nuk mund të arrihet brenda kohës së përcaktuar, presidentja detyrohet të shpallë zgjedhje të reja parlamentare.