Pas 53 milionëshit, Bechteli mund t’ia ‘përbin’ shtetit edhe 60 milionë euro

Autostrada “Arbën Xhaferi” mund t’ia gëlltisë shtetit të Kosovës edhe 60 milionë euro tjera. Tash për punët shtesë që mund t’i kenë dalur kompanisë ndertuese Bechtel-Enka, gjatë ndërtimit të auostradës.

Diku deri në 10 për qind e kostos totale mund të shkojë fatura për punët shtesë, përcjell Buletini Ekonomik.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, mbrëmë në Interaktiv të KTV-së. Lekaj ka thënë se në kontratë parashihet edhe një dispozitë për punët shtesë që mund t’i dalin kompanisë ndërtuese. Punët shtesë sipas kontratës mund të shkojnë deri në 10 për qind të totalit të kostos së autostradës.

“Mund të ketë pagesa shtesë për Bechtelin, diku 10 për qind e totalit të kostos e parasheh kontrata për punët shtesë. Kosto është 600 milionë, andaj 10 për qindshi mund të shkojë deri në 60 milionë euro”, ka thënë Lekaj, duke shtuar se a ka pasur punë shtesë mund të dihet vetëm pas vlerësimeve në teren të këshilltarit të transaksionit.

“Punë shtesë janë ato punë që nuk janë parapa me kontratë por që dalin gjatë ndërtimit. Për shembull hapja e një rrugë anësore, rregullimi i një lumi etj”, ka thënë ministri Lekaj.
Sipas tij, në total autostrada “Arbën Xhaferi”mund ta arrijë koston 680 milionë euro.
Ndryshe, jo shumë muaj më parë, Qeveria e Kosovës u detyrua të ndajë për Bechtelin 53 milionë euro si formë penaltish, për shkak të vonesave në pagesa. /Buletini Ekonomik/

Artikulli paraprakSi do të duken fuqitë botërore më të mëdha në vitin 2025
Artikulli vijuesÇfarë çaji mund t’i jepni fëmijës para se të mbush një vit jetë