Pas krimit makabër flet Jorgos Zani: Ja pse i preva kokën fëmijës!

Pesë ditë pas ngjarjes makabre të ndodhur në Palasë, e cila tronditi Vlorën dhe gjithë Shqipërinë, ka folur më në fund autori i ngjarjes. Ai ka thënë fjalët: “E vrava se më mërziti”.

Kështu është shprehur Jorgos Zani ndërsa është pyetur nga inspektori i antikrimit.

Ai ka heshtur dhe askush nuk ka dëgjuar të thotë më asnjë fjalë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Palasë, ku Zani i preu kokën kushëririt të tij të mitur.

Nuk ka asnjë deklaratë të firmosur prej tij, pasi hetueset nuk kanë mundur t’i marrin asnjë rrëfim përveçse: “E vrava se më mërziti.”

Jorgos Zani është futur në qeli, ndërsa deri më tani, siç raporton TV Klan, atij nuk i është bërë asnjë mjekim. Autori i krimit ka pasur sjellje të mirë, duke qenë gjatë gjithë kohës i heshtur dhe pa shfaqur shenja agresiviteti.

Pritet mbledhja e një komisioni, ku do të jenë edhe mjekë psikiatër, për të caktuar se ku do të vendoset në të ardhmen. Zani është diagnostikuar me çrregullime të personalitetit. Për shkak të përmasave tronditëse të ngjarjes, policia ende nuk ka shpjeguar mekanizmin e vrasjes, që besohet se është bërë me hanxhar.

Artikulli paraprakPamja e Sirisë për Botën
Artikulli vijuesKryeministri i Kanadasë s’e ndjek shembullin e Francës, nuk ua ndalon muslimaneve veshjen e burkinit në plazhe