PD kërkon dorëheqjen e Ruçit

Deputeti i PS, Gramoz Ruci, duke dale nga rezidenca qeveritare, pas nje takimi me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe Aleatet, nje dite pas miratimit ne Parlament te ligjit per dekriminalizimin. /r/n/r/nLawmaker Gramoz Ruci, after a meeting with Parliament Speaker Ilir Meta and allies.

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për rolin e tij në seancën e 18 Dhjetorit, kur sipas tyre u realizua “puç kushtetues” me zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, tha për mediat pas konferencës së kryetarëve se provë për kapjen e kryeprokurores, mes të tjerash është edhe “kthimi i pasaportës së Saimr Tahirit dhe lirimi i Orest Sotës, i cili u kap me 863 mijë euro dhe me dy patenta të Saimir Tahirit.”

“Në këto kushte kur është shkelur kushtetua, kur institucionet janë deligjitimuar, si hap i parë për të rikthyer Kuvendin në normalitet, duke pasur parasysh edhe rolin e tij në seancën e 18 Dhjetorit, ne kërkuam dorëheqjen e kryetarit Gramoz Ruçi, pasi mënyra se si ka vepruar në raport me detyrat që ka Kryetari i Kuvendit, janë diametralisht të kundërta.”

Por, Spaho tha se ata u ndeshën me “një qëndrim kokëfortë, indiferent të mazhorancës, e cila u përpoq ta kthente këtë konferencë në një konferencë normale për miratimin e rendit të ditës.”

Spaho bëri të ditur gjithashtu se opozita do të ketë marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin.

Artikulli paraprakShenjat paralajmëruese të nivelit të lartë të sheqerit në gjak
Artikulli vijuesGrabitje spektakolare, vidhen stoli me vlerë 4.5 milionë euro në Francë