PEJGAMBERI, ALEJHI SELAM, NJERIU MË I BUTË

Tregon Xhabir Bin Abdil-lahu se ai kishte marre pjese ne një beteje me Pejgamberin, Alejhi selam, kah Nexhdi, pastaj ne te kthyer, i kishte zënë dreka ne një lugine me peme dhe hije te shumta keshtuqe Pejgamberi, Alejhi selam, kishte zbritur nën një peme ndërsa dhe e kishte lidhur shpatën për te ndërsa ne u shpërndamë ne lugine qe te hyjmë nen hije te pemëve dhe fjetëm…

Pas pak, Pejgamberi, Alejhi selam, po na thërret dhe kur shkuam e gjetëm një malësor tek ai. Na tha: Ky njeri e ka nxjerrur shpatën time nga këllëfi derisa unë isha fjetur, pastaj me zgjoi dhe me tha: A nuk me frikësohesh?

Thashë: Jo.

Tha: Kush te ruan prej meje?

Thashë: Allahu! I ra shpata prej dore (nga frika) pastaj e morra dhe i thashë: Kush te mbron prej meje?

Tha: Behu i mire me mua.

Thashë: A dëshmon se nuk ka zot përveç Allahut dhe se unë jam i dërguar i Tij? Tha: Jo, por ta jap fjalën se nuk do te luftoj kurrë dhe nuk do te jem ne anën e atyre qe te luftojnë. Pejgamberi, Alejhi selam, e lëshoi te shkonte ndërsa ai kur arriti tek fisi i vet tha: Pasha Allahun! U ktheva nga njeriu me i mire dhe me i bute, nga i cili kurrë nuk pritet sherr([1]).

——————————————————————————–

[1] Marrë nga: Letaif Min Sireti Err Rresuli, Sal-la Allahu Alejhi Ve Sel-Leme Ves Selefi Es Salihi, Hasen Muhammed Adem & Xhemal Izzuddin Ferid, Darul I’tisam, Kajro, f: 86

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami, 19 janar 2006, e enjte

Artikulli paraprak100 METODA PËR TA NDIHMUAR MUHAMMEDIN, ALEJHI SELAM
Artikulli vijuesMBYTJA E SHARËSIT, FYESIT, NËNÇMUESIT DHE SHQETËSUESIT TE PEJGAMBERIT, ALEJHI SELAM