Mike Pence theksoi se presidenti amerikan Donald Trump “do të qëndrojë pranë Europës”
Zëvendës President i SHBA-së Mike Pence ka dhënë garanca se SHBA-të do të mbështesin fuqishëm NATO-n dhe tha se “do të jemi të palëkundur në angazhimin tonë në aleancën transatlantike”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai theksoi se presidenti amerikan Donald Trump “do të qëndrojë pranë Europës”.
Pence iu drejtua konferencës në Mynih mbi sigurinë në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit si zëvendëspresident.
Fjalimi i Zv/presidentit kishte për qëllim inkurajimin e aleatëve evropianë, sa i përket politikës së jashtme amerikane nën udhëheqjen e Trump-it, dhe për të shprehur gatishmërinë e SHBA-së për ruajtjen e partneritetit ndërkombëtar.
Ardhja e Pence në Gjermani vjen në një kohë kur Evropa është në frikën se Trump mund të promovojë tendenca izolacioniste dhe mos kërkim të llogaridhënies nga Rusia.