Pensionistët e Maqedonisë tani do të marrin 621 denarë më shumë

Më 5 tetor të këtij viti do të paguhet pensioni i shtatorit i cili është rritur për 621 denarë për çdo pensionist në Republikën e Maqedonisë. Me këto rritje benefit do të kenë gjithsej 335 mijë pensionistë në shtet.

Rritja e pensioneve janë buxhetuar plotësisht për vitin 2016. Mjetet për këto rritje janë siguruar dhe do të paguhen në kohë.

Rritja e pensioneve do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

“Gjithashtu në tetor të vitit 2016 do të paguhen nga 650 denarë pensione të rritura për të gjithë pensionistët në Republikën e Maqedonisë. Mjetet e nevojshme për këtë qëllim janë siguruar nga buxheti”, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski./Tetova

Artikulli paraprakLe të imagjinojmë një botë PA MUSLIMANËT
Artikulli vijuesNjë person humb jetën pasi automjeti doli nga rruga