Pensionohen pjesëtarët e parë të FSK-së

Me rastin e pensionimit të 49 pjesëtarëve të FSK-së, të premten në kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në Prishtinë u organizua një ceremoni ushtarake.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati tha se që nga dita e themelimit të FSK-së janë duke u zhvilluar procese të rëndësishme, të cilat dëshmojnë rritjen dhe kompletimin e FSK-së si strukturë e organizuar e sigurisë, e cila bazohet në kushtetutë dhe ligjet për FSK-në.

“Ngritja dhe zhvillimi i FSK-së nuk është bërë si akt, por si proces i përbërë nga suksese të një pas njëshme. Shkallë pas shkalle është dashur që të lëvizet përpara, e të ballafaqohemi me çështje dhe sfida të reja. Sfida që kanë dalë nga zhvillimi i planifikuar dhe sfidat që kanë sjellë situatat dhe rrethanat e reja. Njëra prej detyrave dhe sfidave të planifikuara në ngritjen, zhvillimin dhe funksionalizimin e FSK-së në përputhje me misionin dhe qëllimin, është edhe çështja e pensionimit të pjesëtarëve të FSK-së.

Ashtu si në çdo organizatë shtetërore dhe strukturë të armatosur edhe në FSK, çështja e shërbimit është e kufizuar në vet kushtet e lidhjes së kontratës për marrëdhënie të punës si pjesëtar profesionist. Duke e plotësuar këtë përcaktim ligjor, 49 pjesëtarë të FSK-së zyrtarisht sot, më 31 gusht 2012, dalin në pension”, u shpreh Kastrati.

Çështja e pensionimit të pjesëtarëve të FSK-së është e rregulluar në bazë të “Ligjit për pensionet e pjesëtarëve të FSK-së”.

Për kontribut gjatë shërbimit në FSK u ndanë medalje dhe mirënjohje për pjesëtarët e pensionuar.kohaislame

Artikulli paraprakShkollat e Prishtinës, të gatshme për procesin arsimor
Artikulli vijuesMyzhde durimtareve