Pentagoni iu bashkua operacionit ushtarak francez në Mali

Aeroplanët ushtarakë amerikanë të transportit filluan dislokimin e trupave franceze në kryeqytetin e Mali-së, Bamako.

Avionët “C-17”, në veçanti, ngrihen në fluturim nga baza ajrore në Istres, në jug të Francës. Sipas fjalëve të përfaqësuesit të Komandës afrikane të ushtrisë amerikane Benjamin Benson, në bordin e këtyre avionëve ka trupa dhe pajisje ushtarake.

Benson refuzoi të artikulojë se sa aktive ishte ndihma e ofruar nga Shtetet e Bashkuara për aleatët e tyre të NATO-s: ai nuk bëri të ditur numrin e fluturimeve në Bamako.

Përveç mbështetjes logjistike, Parisi merr nga Uashingtoni informacione sekrete mbi situatën në rajon.

Artikulli paraprakRabini dënohet me 103 vjet burg për abuzim seksual
Artikulli vijuesPërgjigje ndaj deputetit i cili i ofendoj muslimanët