Për 18-vjeçaren që vrau dhunuesin, 30 ditë paraburgim

0
173

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë për 18-vjeçaren Nazime Vishën, e cila akuzohet për vrasje me dashje të shtetasit Fiqiri Muça, 45-vjeç, raporton Start. Gjyqtari Neritan Cena, vendosi masën e sigurisë me 30 ditë burg për vajzën e re, e cila akuzohet se vrau kunatin e së motrës, me të cilin kishte pasur lidhje intime prej disa vitesh.

Ajo tha në seancë se e kishte kryer krimin pa dashje dhe në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi ndihej e kërcënuar. Ajo e ka pranuar krimin e bërë, çka e bën më të lehtë dosjen hetimore të Prokurorisë. Gjatë 30 ditëve, prokuroria pritet të mbyllë dosjen hetimore për ta dorëzuar më pas pranë Gjykatës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00 të datës 13 gusht në fshatin Kërrabë në afërsi të Tiranës, ku vajza qëlloi me breshëri automatiku ndaj burrit, i cili siç thuhet e kishte rrëmbyer dhe mbajtur në mal për 11 ditë.

Më vonë u zbulua se ajo i kishte dërguar mbi 250 mesazhe intime burrit, çka hodhën dyshime mbi pretendimet e saj. Vajza ishte fejuar me një tjetër person, por tashmë duke se lidhja e tyre ka marrë fund. Vajza kishte shkuar tek gjyshërit e saj në Kërrabë prej muajsh, pasi në familje ishte e padëshiruar./koha/kohaislame