Instituti për Inxhinieri Sizmologjike i Maqedonisë njofton se për dy ditë Shkupin e kanë dridhur 16 tërmete.
Gjatë ditës së diel janë regjistruar 12 tërmete, ndërsa të hënën edhe katër të tjerë. Më i forti u regjistrua të dielën në ora 15.10 me manjitudën 5,3 ballë sipas Rihterit, ndërsa epiqendra ishte 7 km nga Shkupi.
Tërmeti më i fortë nga katër që dridhën Shkupin gjatë ditës së djeshme ishte ai në orën 19.53, me fuqi prej 4 ballë sipas shkallës së Rihterit.