Për pak sa pëlciti bomba në afërsi të Xhamisë Al-Ibrahim

Kompleksi i xhamisë Al-Ibrahimi është i rëndësishëm për muslimanët dhe hebrenjtë, pasi që besimtarët besojnë në hapësirën e saj ndodhen varret e profetit Ibrahim, Isak dhe Jakub.
 
 
Policia izraelite ka pohuar se çaktivizuan një mjet shpërthyes që gjendej në afërsi të kompleksit të xhamisë Al-Ibrahimi në Hebron të Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
“Policët kufitarë të cilët ishin në afërsi të kompleksit gjetën një pajisje të dyshimtë shpërthyes në afërsi të kampit të tyre,” tha zëdhënësja e policisë, Luba Samri.
 
Sipas saj, ekipi çminues në vend të ngjarjes çaktivizoi mjetin shpërthyes, ndërsa policia filloi të kërkoni për autorët. Kompleksi i xhamisë Al-Ibrahimi është i rëndësishëm për muslimanët dhe hebrenjtë, pasi që besimtarët besojnë në hapësirën e saj ndodhen varret e profetit Ibrahim, Isak dhe Jakub.
 
Autoritetet izraelite kanë ndarë besimtarët musliman dhe hebrenj pas 1994 kur ekstremisti kolon çifut Baruch Goldstein masakroi brenda xhamisë 29 palestinezë.
 
Në Hebron jetojnë rreth 160.000 muslimanë palestinezë dhe rreth 500 kolonë hebrenj, vendbanimet e të cilëve kryesisht sigurohen nga ushtria izraelite./AA
Artikulli paraprakNjë gazetar vritet në Stamboll
Artikulli vijuesNdihmës piloti gjerman e rrëzoi aeroplanin