Për rrahjen e donatorit të Kryqit në Butel, policia merr në pyetje 9 persona, 3 me padi penale

Tre njerëz do të marrin padi penale në lidhje me sulmin fizik ndaj Todor Petrov, në objektin hotelierik “Kasablanka”, i cili është iniciatori dhe donatori i Kryqit në Butel.

“Sot në stacionin policor”Bit Pazar” janë thirrur Q.M (64), E.B (55), A.A (53), I.G (52) dhe B.A (41) K.Z (32) A.E (37) B.Ll. (28) dhe H.A (34) të gjithë nga Shkupi. Por thirrjes nuk iu përgjigjen vetëm A.B dhe I.G. Me bisedën me ta, ata thanë se më 27 shkurt 2016 ishin të pranishëm në objektin hotelierik, ku ka ndodhur ngjarja”, tha Ministria e Brendshme.

Pas konsultimit me Prokurorin Publik, njësia për krimi, ggjatë ditës, do të ngrenë akuza penale kundër E.B, A.E dhe A.B.

Artikulli paraprakNeziri: Protesta, hipokrizi politike e BDI-së
Artikulli vijuesTensionohet situate në Butel, prishet vendi I vendosjes së kryqit