Roja Bregdetare e Turqisë në 3 muajt e fundit ka shpëtuar 48 mijë e 118 refugjatë ilegalë. Ndërkohë që shumica e të shpëtuarve janë nga Siria, brenda rreth 20 personave të shpëtuar javën e shkuar kishte refugjatë edhe nga Afganistani, Pakistani Mianmari, Eritrea, Bangladeshi, Somalia, Irani dhe Libani, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e Rojës Bregdetare të Turqisë vetëm më 1 shtatorë në 19 operacione të ndryshme shpëtuan 646 refugjatë.
Ndërkohë në një deklaratë për AA një nga zyrtarët e Rojës Bregdetare turke thuhet se gjatë muajit të gushtit janë shpëtuar 20 mijë e 60 refugjatë. Në muajin korrik 10 mijë e 842 dhe në qershor 17 mijë e 216 refugjatë.
Mes refugjatëve të shpëtuar muajin e kaluar që kap shifrën e 20 mijë e 60 personave, 754 ishin afganë, 274 pakistanezë, 197 nga Mianmari, 50 nga Eritrea, 39 nga Bangladeshi, 24 Irali, 15 senegalezë, 14 somalezë, 10 iranianë, 9 nga Republika e Afrikës Qendrore, 6 palestinezë, 5 nga Mali, 4 nga Kongo, 3 nga Bregu i Fildishtë, 2 libanezë, 2 nga Moritania, 1 nga Jemeni, 1 nga Jordania, 1 person nga Republika e Dominikane dhe pjesa tjetër ishin shtetas sirianë.
Sipas një raporti të OKB-së thuhet se numri i refugjatëve që kanë kaluar për në BE që prej fillimit të vitit deri më tani shkon në 224 mijë, ndërsa numri i atyre që kanë kaluar përmes detit shkon në 124 mijë.
Ishujt e Egjeut si Kos, Symi, Kios dhe Mdilli janë rrua më e preferuar e refugjatëve për të kaluar në Europë.
Ndërkohë trafikantët marrin rreth 5 mijë dollarë nga refugjatët dhe më pas i hipin ata në gomone ose varka të vjetra.
Ndërkohë pasi kalojnë ujërat ndërkombëtarë dhe hyjnë në ato greke shumë prej trafikantëve i lënë varkat e tyre. Madje disa prej tyre i dëmtojnë ato në mënyrë që të mbyten dhe më pas lajmërojnë Rojën Bregdetare të Greqisë për rastin në fjalë.
Ndërkohë disa trafikantë i dërgojnë refugjatët në ishuj të pabanuara nga njerëzit në të cilat detyrohen të rrinë me ditë të tëra pa ushqim. Këto refugjatë gjenden rastësisht nga Roja Bregdetare greke.