Allahu i ka krijuar trevat tona me shumë ujë, diell, male, pyje, fusha pjellore,…me pasuri dhe bukuri që të magjeps! Në këtë mirësi, qarqet antishqiptare me “tharm” dinak dhe vrastar, kanë mbrujtur argatët e tyre me objektiv të përcaktuar qartë: i ftohti i përçarjes dhe vëllavrasjes t’i futet popullit tonë deri në palcë. Si mënyrë, për t’na çorientuar në rrugën e realizimit të kauzës sone kombëtare. Vorbulla shqiptare Zoti njeriun e ka paisur me intelekt, vetëdije dhe ndërgjegje. Secili nga ne është përgjegjës për veprat e veta. Vorbulla shqiptare i ka të gjitha: urtësin dhe arsyen; dashurin dhe fisnikërin; devotshmërin dhe përgjegjshmërin; krenarin e papërkulur; shpirtin e kthjellët të revoltës dhe rezistencës; megallomanin dhe injorancën; kontigjentin e krimit politiko-ekonomik dhe mafien;… Për çdo ditë, përballemi, bashkëjetojm,…me të keqen sfilitëse dhe të mirën që mbijeton me vështirësi. Është shqetësuese sjellja e qytetarëve që i shërbejn, janë pajtuar, janë mësuar, kanë gjetur një mënyrë për t’u ndjer mirë me veten dhe mjedisin për rreth, ndërkohë që ai lëngon nga mashtrimi, shfrytëzimi, korrupsioni, përçarja, nëpërkëmbja, papunësia, krimi i organizuar, sundimi,… Në përmasa të mëdha, papërgjegjshmëria, servilizmi dhe konformizmi, e ka zënë e kapur politikën, institucionet dhe familjen. Pesha e kësaj të keqe, është shumë e rëndë dhe paralizuese për popullin tone. Ajo kërkon shumë mund, për t’i rezistuar dhe kapërcyer me sukses. Ndërsa të ndërgjegjshmit, ata që veprojn me përgjegjësi morale për përmirsimin e kësaj situate, janë pak në numër dhe të paorganizuar. Kombi dhe trojet tona, vuajne edhe nga plaga e madhe e rinisë, që ka marrë fillin e jetës në vendin e vetë, por është detyruar të shkulet nga rrënja dhe të fluturojë larg për të ndërtuar fole jete më të mirë për veten dhe pasardhësit e vetë. Pasojat e emigrimit janë të rënda, për të sotmen dhe të nesërmen e popullit tone, sepse ulin sasin numerike dhe potencialin mendor e fizik të kombit. Derisa askush nga përfaqësuesit dhe institucionet nuk shqetësohet për rininë, kjo plagë e trurit dhe trupit shqiptar vazhdon të thellohet. Politika, thikë pas shpine Klasa jonë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar, është shkaktare e gjendjes të katandisur të kombit tone. Politika i është ngulur popullit si thikë pas shpine dhe se lejon të marri frymë lirshëm. Ajo e ka stresuar dhe zhveshur atë nga shumë virtyte, të cilat janë faktor me peshë të rëndësishëm, që ndikojnë në mos stabilizimin e gjendjes aktuale dhe vënien në funksion të çështjes kombëtare, të gjithë fuqin e potencialit të tij real. Elitat drejtuese të politikës, e kanë asfiksuar popullin në masën sa ta kontrollojn për ta ruajtur pushtetin për interesat e klaneve të tyre, të cilëve ju intereson vetëm paraja dhe privilegjet. Politika me tentakulat e saj të krimit, e ndjek rrugën zik-zakeve të labirinthit të projekteve antishqiptare. Në këte rrugë ecin edhe shumë nga “intelektualët” dhe një pjese e madhe nga të frikësuarit dhe të paditurit të popullit tone. Derisa politika do të dominohet nga politikan pa strategji dhe të pakaraktershëm, të cilët kanë për qëllim vetëm interesat e tyre klanore dhe vazhdojn të sundojn, procesi i progresit të çështjes sonë kombëtare do të dëmtohet. Eshtë e dukshme, dora e zezë e pushtetit dhe qarqeve antishqiptare si dirigjojn dhe kontrollojn, po aq sa është i dukshëm mjerimi politik, ekonomik, kulturor, intelektual, institucional dhe shoqëror i popullit tonë. Fqinjët, me intriga, kurthe dhe komplote Veprimtaria e fqinjëve tanë dhe aleatëve të tyre, për t’i mbajtur nën sundim trevat shqiptare, në vazhdimësi do të synoj dobësimin politik e social të Shtetit Shqiptar të cunguar, atë të Republikës së Kosovës, ashtu edhe të politikës dhe institucioneve shqiptare në Shkup, Tetovë dhe në qytetet e tjera, të cilët në kundërshtim me çdo të drejtë dhe parim kombëtar e njerzor, ngelën jashtë kufijve të shtetit shqiptar që ju njoh pavarësia nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Armët e tyre për zbatimin e programeve antishqiptare, janë intriga, kurthi dhe komploti. Si çdo here, do të përpiqen ta njollosin dhe dëmtojn sa më shumë imazhin e popullit shqiptar në sytë e të tjerëve, për të na akuzuar dhe armiqësuar edhe me kombe që kanë interesa të përbashkëta me ato të kombit tonat. Historia e të kaluarës dhe të sotmes sonë me fqinjët, është dëshmi e veprimeve të tyre sistematike, me metoda barbare dhe shoviniste. Program me ideologji shqiptarizmin Nën trysnin e fqinjëve, shpirti shqiptar mund të ndjej tronditje të përkohshme, por asnjëher nuk dorëzohet dhe nuk largohet nga përpjekjet për realizimin e të drejtave të veta kombëtare të mohuara dhe të nëpërkëmbura. Popullit tone ndërgjegjen e kombëtarizmit, si një shpirt dhe trup shqiptar, mund t’ia shuaj vetëm asimilimi. Në përballjen me politikat, që janë në kundërshtim me të drejtën dhe interesat e kombit tone, për të dalë fitues na duhet vullnet, përkushtim i devotshëm, urtësi, njohuri dhe virtyt moral. Sot, shqiptarët kudo që jemi, e kemi të domosdoshme ta luftojm krimin, për t’i hapur rrugë një rilindje mbarkombëtare, e cila do të na mundesonte reformimin e politikës nga klanore – sunduese, në politik të përgjegjshme udhëheqëse të popullit. Kjo, do të na mundësonte konsolidimin politik dhe social të shteteve shqiptare, si dhe stabilizimin dhe forcimin të institucioneve shqiptare në trevat shqiptare jasht kufijve të këtyre shteteve. Për këtë, intelektualët dhe aq sa kanë ngelur politikan të përgjegjshëm, më mbështetjen e popullit tone brenda trevave shqiptare dhe në diaspor, me vullnet për vendosmëri të papërkulur, duke sakrifikuar dhe pa kompromis, duhet ta fillojn këtë mision kombëtar. Një shtyllë tjetër shumë e rëndësishme, për realizimin e këti misioni, është edhe ndërtimi në nivelin më të mirë të mundshëm dhe ruajtja realiste e bashkëpunimit, partneritetit dhe miqësisë me vendet me peshë politike, ushtarake dhe ekonomike, në nivel regjional dhe botëror, interesat e të cilave janë në një linjë me interesat strategjike të shqiptarëve. Nëse e duam progresin dhe dinjitetin individual dhe kombëtar, patjetër duhet ta vlerësojm më drejt veten, ta vlerësojm më mire potencialin e kombit tonë dhe mbi bazë të parimeve të interesave të përbashkëta të kombit, të bashkohemi rrethë një programi me ideologji shqiptarizmin. Kjo është e patjetërsueshme për t’i rritur aftësit dhe nivelin e organizimit me të gjitha instrumentet e nevojshme, për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Në të kundërtën, do të vazhdojm të jemi të nëpërkëmbur dhe të sunduar. AL