Përdhunoi vajzën 8-vjeçare të bashkëjetueses

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Delvinës. Një vajzë vetëm 8-vjeçe është bërë pre e përdhunimit të një 47-vjeçari.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, teksa mësohet se 47-vjeçari Panajot Anangnosti është burri me të cilin bashkëjetonte nëna e vajzës së vogël, transmeton BW.

Policia lokale saktëson se ngjarja është regjistruar dy ditë më parë në fshatin Krane, të Delvinës, ndërsa përdhunimi është denoncuar dje nga e ëma e vajzës.

Policia shtoi se përdhunimi është konstatuar edhe nga mjekësia-ligjore, ndërsa hetimet për këtë ngjarje vijojnë.

Artikulli paraprakÇfarë është Open Office?
Artikulli vijuesAmerikanët nuk e njohin Amerikën!