Përdorimi i duhanit në Turqi bie në 27%

Një studim i fundit ka zbuluar se përdorimi i duhanit në Turqi ka rënë në 27%.

Sipas studimit, përdorimi i duhanit tek meshkujt ka më shumë rënie sesa tek femrat. Përderisa në vitin 2003, 31.3% e njerëzve mbi moshën 15 vjeç deklaruan se përdorin duhanin çdo ditë apo në raste të ndryshme, kjo përqindje ka rënë në 27% në vitin 2012. Nëse i krahasojmë të dhënat e vitit 2008 me ato të vitit 2012 atëherë tek meshkujt ka një rënie prej 6.5% të atyre që përdorin duhanin ndërsa te femrat 2.1%.
Gjithashtu studimi shfaq se përdorimi i duhanit është më shumë i perhapur tek te rinjtë (25-34) dhe tek mosha mesatare (35-44). Perqindja e njerëzve të moshës 25-34 të cilët përdorin duhanin ka rënë 40.3 në 34.9%. Për moshen 35-44 pirja e duhanit ka rënë nga 39.6 në 36.2%.
Sipas studimit, numri i grave të cilat mundohen ta ndërpresin duhanin është më i madh se numri i meshkujve./mszh/kohaislame

Artikulli paraprakKemi pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare!
Artikulli vijuesProkuroria: Haradinaj me bashkëpunëtorë – fajtorë