Përdorimi i kanabisit dyfishon numrin e aksidenteve

0
240

Autorët e artikullit, nga Universiteti i  Dalhousie, rishqyrtuan nëntë studime, me një mostër të përgjithshme prej   49 411 njerëzish,  për të përcaktuar nëse konsumimi i kanabisit rrit rrezikun e një përplasjeje të automjeteve motorike.

Kjo është përmbledhja e parë që vëzhgon  nëpër studime të ndryshme qe kane të bëjnë me rrezikun e përplasjes se automjetit pas konsumimit të kanabisit. Studimet e mëparshme kanë dështuar për të ndarë efektet e alkoolit dhe substancave të tjera nga përdorimi i kanabisit, duke rezultuar në një mungesë të përputhshmërie.

Kanabisi është substanca më e përdorur gjerësisht, e paligjshme globalisht, dhe statistikat e fundit kanë treguar një rritje të ndjeshme në përdorim në të gjithë botën. Numri i shofereve qe drejtojne automjetet  nën ndikimin e tij janë rritur gjithashtu. Një studim i kryer në anë të rrugës publike në Skoci në vitin 2007 tregoi se nga 537 shoferë të testuar, 15% të moshës 17-39 pranuan se kishin konsumuar kanabis te pakten nje here brenda 12 orëve të drejtimit te automjetit.

Të gjitha aksidentet e automjeteve motorike të përfshira në studim u zhvilluan në një rrugë publike dhe të përfshira ishin  një ose më shumë automjete  si makina, furgona, automjete të shërbimeve sportive, kamionë, autobusë dhe motoçikleta. Rezultatet u morren  përmes mostrave të gjakut ose të raportit të drejtpërdrejte te individid.

Rezultatet tregojnë se në qoftë se konsumohet kanabis para drejtimit të automjetit, rreziku i përplasjes është pothuajse i dyfishuar. 

Në përfundim, autorët sugjerojnë se konsumimi i kanabisit dëmton kryerjen e detyrave motorike të rëndësishme për ngarje të sigurt, duke rritur mundësinë e përplasjeve. Studimet ne të ardhmen duhet të shqyrtojne goditjet më pak të rënda nga një popullsi lëvizëse përgjithshme.

Autori i një editorial shoqërues, nga Qendra për Hulumtime Klinike te Universiteti i Queensland, vlereson përfitimet e testimit të drogës në rrugë per  shëndetin publik. Ai argumenton se prova të mëtejshme jane të nevojshme në mënyrë që vendet qe tashmë kane kryer testimin e drogës mund të ndihmojë për të informuar ato vende që ende nuk e kanë futur atë.