Përgjigje për ata që thonë "Bashkimi Europjan nuk nderton Kisha e Xhamia"

0
449

“Bashkimi Europjan nuk nderton Kisha e Xhamia”
Agim Bahtiri, Kryetar i Mitrovices Jugore

 

Žbogar merr pjesë në përurimin e kishës së rindërtuar Shën Stefan të Manastirit Banjska (23/09/2013)

Fjalimi i Shefit të Zyrës së BE-së / EUSR, Samuel Žbogar, në ceremoninë e përurimit të e kishës së rindërtuar Shën Stefan të Manastirit Banjska në komunën e Zveçanit

Banjska Monastery

At Danillo,
Mysafirë të dashur,

Të nderuar miq të Bashkimit Evropian dhe të Manastirit të Banjskës, të enjten e kaluar, kur e morëm lajmin  trishtues për vrasjen e kolegut tonë nga EULEX-i, njëra prej fotografive të para që ishte përhapur në botë ishte ajo e kolonës së automjeteve të policisë para tabelës ku tregohej Manastiri i Banjskës. Në atë moment, ndoshta ndokush mund ta ketë shtruar edhe pyetjen se a do të mund të takohemi sot këtu.

Por, qysh atë ditë unë e kam thënë qartë dhe zëshëm se kjo vdekje tragjike duhet t’i bashkojë shqiptarët dhe serbët, veriun dhe jugun. Ju jetoni këtu dhe nuk do të lejojmë që një akt qyqar t’na pengojë që jeta të vazhdojë. Por, kjo jetë duhet të nxjerrë mësime prej asaj që ka ndodhur.

Manastiri i Banjskës, ndonëse shumë herë është rrafshuar me tokë, përmban kujtimet e secilës periudhë dhe të të gjithë njerëzve që kanë pasur lidhje me të: prej trashëgimisë dhe varrit të parë të Mbretit Millutin e deri te Mbretëresha Teodora, prej dorëshkrimit të çmueshëm e deri te unaza e arit. Ky vend i shenjtë përmban në vete kujtimet e ndërtimeve dhe rrënimeve, të vizioneve dhe tragjedive, por secilën herë ato i kanë përjetuar dhe i kanë jetuar njerëz konkretë, siç jemi sot këtu, ju dhe unë.

Në qoftë se mendimet dhe veprat tona i fokusojmë në përpjekjet që njerëzit të jetojnë pa dhimbje dhe trishtim, jemi në rrugë të drejtë. Prandaj, jam krenar që Bashkimi Evropian ka gjetur motiv dhe kurajo të ndihmojë ndërtimin e çatisë. Shtëpia, pra as shtëpia e shenjtë, nuk ndërtohet prej çatisë, por është mire të kesh miq të cilët të ndihmojnë të përfundosh punën e filluar.

Këtu, në Banjskë, do të kalojnë edhe shumë vite që manastirit t’i kthehet bukuria e dikurshme, por historia e këtij vendi dhe ardhmëria e të gjithë njerëzve rreth tij na obligon të punojnë pa pushim.

Prandaj dëshiroj të theksoj posaçërisht se edhe në këtë projekt, sikurse në të gjitha projektet tona “Kosova e bukur”, janë punësuar 19 njerëz. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse të gjithë e dimë se vetëm me vende të reja pune ndërtohet e ardhmja e këtij rajoni dhe e gjithë Kosovës.

Nuk ka kremte më të bukur se kur në fund të ditës njeriu të mund të thotë se ka bërë diçka për komunitetin e vet dhe, njëkohësisht, ka fituar me ndershmëri. Kosova është e bukur, çatia e së cilës shkëlqen në një dritë të re – si një ditë e bukur që përfundon me kënaqësinë që sjell puna e ndershme.

Të dashur miq,

rindërtimi i  çatisë së Kishës së Shën Stefanit të Manastirit të Banjskës është vetem një prej projekteve me të cilat Bashkimi Evropian dëshmon sa shumë e vlerësojmë respektimin e trashëgimisë së Kishës Orthodokse Serbe në Kosovë. Kisha në Prizren, Konaku i Manastirit të Deçanit, muri në Zoçishtë… janë vetëm disa prej dëshmive më të dukshme të këtij respekti.

Pak kohë më parë kam pasur nderin që në Qendrën tonë Informative e Kulturore në Prishtinë të marr pjesë në prezantimin e punës gjysmë-vjeçare të Këshillit për Zbatim dhe Mbikëqyrje. Ajo më jep siguri për shkak të rëndësisë që ka që Peshkopi Teodosije të ulet në të njëjtën tryezë me ministrin kosovar të Kulturës dhe se si prej dialogut të tyre, me ndihmën e pakursyer të kolegut grek dhe shefit të OSBE-së gjenden zgjidhje konkrete për problem konkrete, në mjedise konkrete.

Kështu ndodh gjithnjë kur takohen njerëzit e mençur, të cilët mendojnë për të mirën e të gjithë njerëzve dhe jo vetem për interesa personale, egoistike.

Sot që po shoh se si shkëlqen kjo çati e re, jam krenar se ne të gjithë jemi pjesë e procesit, i cili sjell rezultate të tilla. Ju falënderoj të gjithë juve që keni kontribuuar me vendimet, punën, respektin dhe toleranceën tuaj.

Faleminderit të gjithëve dhe mirë u pafshim!