Ka filluar seanca e parë gjyqësore kundër 13 personave në lidhje me vendosjen e pajisjes përgjuese të ashtuquajtura “çimka” në zyrën e punës së presidentit Rexhep Tajip Erdogan gjatë periudhës kur ai ishte kryeministër, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë seancës në gjykatën e Krimeve të Rënda në Ankara morën pjesë avokatët e 8 të akuzuarve dhe avokatët e presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Në aktakuzë theksohet se rezidenca zyrtare e Kryeministrit Erdogan gjatë periudhave 24 nëntor 2011-29 dhjetor 2011, ndërsa zyra e punës që ndodhet në vendbanimin e tij në Keçioren nga 25 nëntor 2011-29 dhjetor 2011 është përgjuar dhe pajisjet përgjuese janë gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar nga ekipet e SHISH me miratim të kryeministrisë në banesën e Erdogan në Keçioren, në selinë e Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), në ndërtesën kryesore të kryeministrisë dhe në zyrat e saj, pajisjet e përgjimit në fjalë ishin vendosur nëpër prizat e këtyre ambienteve.
Ndaj 6 të akuzuarve ka një akuzë për “Përgjim me qëllim të spiunazhit politik ndaj kryeministrit, shkelje në jetën private të zyrtarëve publikë, regjistrim të bisedave mes personave”, dhe gjithashtu kërkohet dënimi i tyre me nga 21 vjet deri në 36 vjet e 6 muaj. Ndërsa 7 të akuzuarit e tjerë kanë ndihmuar për kryerjen e këtyre krimeve.