Mes materialeve të përgjimeve janë edhe qindra biseda dashurie dhe romance të qeveritarëve dhe politikanëve në Maqedoni.
Këto materiale që cenojnë privatësinë e shumë personaliteteve, nuk dihet se a janë hapur apo ku do të përfundojnë, pasi ka dyshime se ato mund të shpërndahen në opinion dhe rrjetet sociale, por edhe mund të përdoren si dëshmi kushtëzuese ndaj viktimave që janë protagonistë të bisedave.
Një përfaqësues i opozitës në Maqedoni thekson për portalin “INA” se në mesin e materialeve voluminoze të përgjimeve janë edhe shumë biseda private, ku protagonistë janë qeveritarë, përfaqësues të partive politike, biznesmenë dhe personalitete tjera publike.
Por, sipas tij, nuk përjashtohet edhe tema të tilla.