Përleshje mes policisë dhe protestuesve maqedonas në Butel (VIDEO)

Të rinj të nacionalitetit maqedonas kanë dalë në rrugë dhe kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë me qëllim që të përleshen me palën tjetër, atë shqiptare që ka vendosur tenda dhe se po qëndron aty që dje.

Policia ka bllokuar rrugët që të çojnë tek vendi ku është paraparë të vendoset kryqi.

Forcat policore deri më tani ia kanë dalë të mos krijojnë përplasje mes palëve, ndërsa Izet Mexhiti iu ka thënë atyre që qëndrojnë në tenda të mos lëvizin që aty.

https://www.youtube.com/watch?v=RnqMnK__GeM

Artikulli paraprakMexhiti: E arritëm qëllimin, kryqi nuk do të ndërtohet
Artikulli vijuesSkenarët e fundit, “defokusim i vëmendjes” (VIDEO)