Përleshje të reja në xhaminë Al- Aksa

Protestuesit palestinezë u përleshën të dielën me forcat izraelite të sigurisë në kompleksin Al-Aksa, në Jerusalem , thonë mediat lokale dhe policia, trasmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë plestineze të lajmeve Ma’an, forcat izraelite kanë përdorur bomba shokuese dhe plumba gome për të shpërndarë të rrinjtë protestuesit..

Policia tha se ka reaguar pasi disa të rinjë të maskuar kishin hedhur gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të policisë dhe sigurimit. Në një postim në Twitter, policia tha se “masat për shpërndarjen e trazirave ”, si dhe incidenti ishin nën kontroll.

Nuk raportohet për të lënduar ose të arrestuar.

Protestuesit kishin ngritur një barrikadë në hyrjen e kompleksit, pas informacioneve se një grup orthodoks Hebre do të tentojë të hyjë me force në ditën e fundit të festës muslimane të Kurban Bajramit të dielën, që njëkohësisht shënon fillimin e festës hebreje Sukkoth.

Kompleksi, që është vendi i tretë i shenjtë në Islam, është bërë pikë e nxehtë mes palestinezëve dhe forcave izraelite të sigurisë, me përleshjen e fundit treditore mes tyre në datat 13 dhe 15 shtator.

Në një postim të tij në Facebook të shtunën, Ayman Odeh, ligjvënës palestez në parlamentin e Izraelit, ftoi palestezët të tubohen në Al-Aksa për të kundërshtuar komplotin e izraelit për ndarje të xhamisë Al-Aksa.

Shumë palestinezë akuzojnë Izraelin se po përpiqet të marrë kontrollin mbi xhaminë Al-Aksa për ta ndarë atë mes muslimanëve dhe hebrenjëve, të cilët i referohen si Mali i Tempullit.

Në disa deklarata të përsëritura nga politikanët izraelit duke përfshirë kryeministrin Benjamin Netanjahu thuhet se ata dëshirojnë të mbajnë “status quo”-në e këtij vendi në Jerusalemin lindor.

Artikulli paraprakZgjedhjet në Katalunja, Exit Polls: Partitë pro pavarësisë, mazhorancë absolute
Artikulli vijuesTakohen kryetarët e Organizimeve botërore të Haxhit