Përmbyset një autobus në Arabinë Saudite, 19 umrexhi të vdekur, 25 të plagosur

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur pasi që një autobus i mbushur me haxhilerë egjiptianë ka pësuar aksident të rëndë në Arabinë Saudite, raporton The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Autobusi me 43 egjiptianë dhe një shofer kombësia e të cilit nuk dihet ende, është përmbysur njofton Mena, agjencia shtetërore e lajmeve të Egjiptit. Mes udhëtarëve ka pasur edhe dy fëmijë, kumtoi ministria e turizmit të Egjiptit.

Autobusi ka qenë duke udhëtuar në një rrugë në mes të Medinës dhe Mekës. Pelegrinët kishin kryer umren, një pelegrinazh të vogël mysliman që, ndryshe nga pelegrinazhin vjetor të haxhit, mund të bëhet në çdo kohë të vitit.

Ky aksident vjen vetëm pak ditë pasi 16 pelegrinë palestinezë humbën jetën kur autobusi i tyre u rrëzua në një zonë të largët në jug të Jordanisë në rrugën e saj nga Bregu Perëndimor në Arabinë Saudite.

Artikulli paraprakShumë të vrarë në qytetin Raka në Siri
Artikulli vijuesFranca e quan “qyqar dhe të neveritshëm” sulmin në Stamboll