Përpjekje të reja për ndërprerjen e luftës në Jemen

Një delegacion i kryengritësve shiitë, njoftoi se sot do të udhëtojë në Kuvajt ku do të marrë pjesë në bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës në Jemen.

Një delegacion i kryengritësve shiitë, njoftoi se sot do të udhëtojë në Kuvajt ku do të marrë pjesë në bisedimet e paqes të cilat zhvillohen nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).

Mehdi el-Meshat, Shef i Kabinetit të liderit të lëvizjes rebele shiite Abdelmalek al-Husi, në rrjetin social Facebook, ka thënë se një delegacion i lëvizjes sot rreth mesditës do të udhëtojë në Kuvajt për të marrë pjesë në bisedimet e paqes, të cilat ishin shtyrë për shkak të bojkotit.

Ai nuk ka shpjeguar përse vendimi për pjesëmarrjen e delegacionit Husi në negociata vjen dy ditë pas planifikimit të fillimit të tyre, por burime jozyrtare të afërta me lëvizjen pohojnë se ata nga OKB-ja kanë marrë garanci të fortë për ndalimin e sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin, Ismail Wild Shejh Ahmed, më parë pati deklaruar se bisedimet janë shtyrë në një afat të pacaktuar, të cilat fillimisht ishin planifikuar për 18 prill.

Artikulli paraprakBE alokon 110 milionë euro për Turqinë
Artikulli vijuesQytetarët e Serbisë për luftërat në Ballkan fajësojnë faktorin ndërkombëtar