Pesë mënyra origjinale për zbukurimin tënd

0
161

1.Për të pasur lëkurë të lëmuar. 

Bëje që dashuria të jetë amperi juaj kryesor në çdo veprim me familjen tënde. Largoju merzitjeve dhe ji optimiste, pranoje të vertetën me zemcr të mire qe të ruash shkëlqimin e lekurës tëre jetën, me lejen e All-llahut të madhëruar.
2.Per të pasur sy të shkelqyer.
Shiko me një shikim të ëmbël tek shoqëruesi i jetës tënde, tek i dashuri jot, përqëndroje shikimin e mbushur plot dashuri tek sytë e tij, me qëllim që të arrijë në zemrën e tij, në qendrën e ndikimit kryesor e cila e përcjell ate për në zemren tënde sikur një rrjet elektrik, dhe zemra e tij i pergjigjet syve të tu
-përsërite vazhdimisht këtë ushtrim profetik të nderuar: (Me të vertetë nese burri shikon tek gruaja e tij dhe ajo shikon tek ai, i shikon ata All-llahu (subhanehu ve teala) në rast se kap doren e saj u bien gjunahet e tyre ndermjet gishterinjeve) përserite këtë ushtrim të paktën dy here në dite një herë para se të shkoje për në pune dhe një herë tjeter kur të kthehet nga puna.
3. Për të pasur buzë të bukura.
Përdor gjithmone fjalë të mira, të kuptueshme dhe plot dashuri, ule zërin tend, mundohu të jesh sa më afër në momentin kur bisedon me te. Fjalet e tua në këtë mënyre kanë një ndikim të çuditshëm tek ai, fjalë të cilat dalin prej dy buzeve të bukura të zbukuruara me turp dhe me butësi.
4. Për të pasur duar dhe gishterinj të butë dhe si ti mbrojmë ato nga ashpërsimi?
Në rast se ndodh ndërmjet jush ndonje mosmarrveshje çohu dhe zbato këtë ushtrim profetik. (A doni tju tregoj juve për cilesite e grave të xhenetit, cdo grua e sjellshme dhe welud (ato qe lindin femije shume) në rast se nevrikoset ose burri i saj sillet keq me te, ose ka kundershtuar urdhërin e tij, thotë: kjo është dora ime tek dora jote dhe unë nuk do ta largoj ate prej ketu derisa ti të jesh i kenaqur prej meje)
Dhe së fundi..
5. Veshët e tu.
Qe të jesh zonja e nje veshi edukues; përdore veshin tënd të mprehtë i cili i përgjigjet vetëm të mirës, përgjon vetëm të mira dhe gjëra të dobishme, shurdhoje apo mbylle ate në drejtim të të dëgjuarit të thashethemeve apo çdo të keqje dhe të shëmtuare.
Mëso stilin e të dëgjuarit dhe të mos dëgjuarit, dhe përqëndrohu me bashkëshortin tënd mirë, ji dëgjuese e mirë kur ai të flet për gjërat që i interesojnë dhe punën e tij, sepse ne kemi dy veshë e vetëm një gojë./albislam

Përktheu F.Gurra.