Peshorja e dashurisë sate për Zotin

0
209

Namazi i sabahut është peshore e dashurisë sate për Allahun, subhanehu ve teala.
Kur Allahu, subhanehu ve teala, urdhëroi besimtaret me kryerjen e namazit iu kërcënua atyre qe vonojnë namazin ne kohen e tij dhe tha: “Pra shkatërrim është për ata që falen, Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.(Maune 4-5) Komantatoret ne koment te këtij ajeti kane thënë” Vejli (shkatërrim-mjere: ne shqip), i cekur ne ajetin 4 te sures se cekur me pare, është lugine ne Xhehennem, ne të cilën ka thellësi te madhe…errësire te madhe…
A i beson ummeti islami librit te Allahut te vet ?
Shume muslimane ne këtë kohe e kane anashkaluar namazin e sabahut, sikurse ai ka humbur nga fjalori i tyre, te cilin e falin pasi qe te kalojnë ore te tera pas kalimit te kohës se tij, madje disa e falin pak para namazit te drekës, duke mos harruar te tjerët te cilët nuk e falin fare…Perse ky anashkalim ne te drejtën e Allahut, Subhanehu ve teala ?
– A nuk pretenduam ne te gjithë se e duam Allahun, subhanehu ve teala, me shume se çdo gjë ne toke?! Njeriu prej nesh kur ta doje dike shume dhe sinqerisht, dëshiron edhe ta takoje, madje mendon për te tere kohen…Sa here qe koha e takimit afrohet nuk mund te flen derisa t’a takoje te dashurin e tij/saj…A thua se vertet ata qe pertojne t’a falin namazin e sabahut e duan Allahun,subhanehu ve teala,?!
– Le te imagjionojme nje milioner, i cili i ofron nje nder njerit prej puntoreve te kompanise se tij, qe te shkoje çdo dite ne ora 5:30 ne mengjes tek shtepia e drejtorit, per t’a zgjoje nga gjumi, dhe te kthehet prape. Kjo pune nuk merre kohe me shume se 10 min.Si shperblim per këtë pune,drejtori do t’a paguaje çdo dite nga 1000 $. Puna do ta vazhdoje aq sa puntori vazhdon t’a zgjoje zoteriun e tij prej gjumi…Ndërsa puna merr fund dhe punëtori detyrohet t’ia ktheje zoteriut te gjitha paratë nëse vetëm një dite pa arsye nuk e zgjon nga gjumi…
Nëse ti vëlla mysliman je ne pozite te këtij punëtori, a do te ngecje ne këtë aspekt? A nuk do te ishte kureshtar qe t’a zgjosh çdo dite per hire te 1000 $-it ? A nuk do te mundoheshe me tërë forcën dhe tera mënyrat t’a bindje zoteriun tënd, nëse nje dite nuk ke mundur t’a zgjosh nga gjumi, se nje gje e tille është bere nga pamundesia jote atë dite?
Allahut, subhanehu ve teala i takon shembulli me i larte ( dtth nuk e krahasojmë Allahun, subhanehu ve teala, me krijesat ne shembuj por vetëm sa për sqarim) ,por, si vëlla e harrove Allahun, subhanehu ve teala, ndërsa Ai te furnizon, Ai është i Cili te ka begatuar me çdo gje,begatite e Tij ndaj teje jane me shume sesa miljarda dollare.Allahu tha “Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato”.( Nahl 18)

A nuk meriton ky Zot i Mëshirshëm dhe Fisnik te zgjohesh çdo dite për Të, në ora 5:10 (kohën e sabahut e cila lëviz përgjatë vitit) ne mëngjes, qe t’a falënderosh vetëm dhjete min. për begatitë dhe dhuntitë e Tij te mëdha dhe te shumta qe t’i ka dhënë ?

Dispozita e anashkalimt te faljes se sabahut me kohe
Thotë Allahu, subhanehu ve teala, “Namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët…”.( Nisa 103)
Vërtet Islami është program i plote për jete, është marrëveshje ne mes krijese dhe Krijuesit, ne te cilën njeriu obligohet me detyra ndaj Allahut, Subhanehu ve teala, për ç’gje Allahu,subhanehu ve teala, i jep te drejta dhe veçori, dhe nuk është logjike te dakordohet për një marrëveshje te tille, pastaj te besh ç’te duash dhe te braktisesh ç’te duash…

1- Thotë Allahu,subhanehu ve teala, ”O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi),….”( Bekare 208). Kane thënë komentatoret ne koment te ketij ajeti “Pranojeni Islamin me të gjitha dispozitat dhe ligjet e tij, sepse Allahu,subhanehu ve teala, ishte hidheruar ne Beni Israilet, te cilet morren nga feja e tyre atë qe deshen ndersa braktisen pjesen tjeter dhe nuk e zbatuan,dhe mu per këtë iu tha atyre “… A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni …”(Nisa 85).

2- Pejgamberi Alejhi selam ,personin, i cili braktise nanamzin e sabahut dhe jacise me xhemat, e pershkroi se ai është hipokrit( munafik),hipokrizia (nifaku) i te cilit është e qarte. Nese është keshtu me atë qe nuk i fal namazet me xhemat atehere si është puna me atë qe nuk i fale fare; as me xhemat dhe as pa te. Thote Pejgamberi Alejhi selam ” Nuk ka namaz me te veshtire (rende) per hipokritet sesa namazi i sabahut dhe jacise, por, po ta dinin se cfare shperblimi ka ne to, do te vinin qofte edhe duke u zvarritur”.( Transmeton Buhariu ne Kreun e Ezanit)

3- Allahu,subhanehu ve teala, shpalle se është i paster nga ata, qe braktisin namazin. Thote Pejgamberi Alejhi selam ”Mos e braktise namazin me qellim sepse ai qe ka braktisur namazin me qellim ,veq është larguar nga besa-mbrojtja e Allahut, Subhanehu ve teala dhe te derguarit te Tij”. ( Transmeton imam Ahmedi)

Vëlla besimtar!

A ke dëshirë qe Allahu, subhanehu ve teala, dhe i Dërguari i Tij te jene te pastër prej teje ? Si e anashkalon namazin, qe te te largohet Allahu, subhanehu ve teala, prej teje?
Pas tere këtyre rreshtave: Si është sherimi?
1- Që çdo njëri prej nesh të vendose t’a fal namazin e sabahut çdo ditë
2- T’ia japin namazit hakun ne jetën tone dhe t’i bëjmë veprat tona sipas namazit (apo asaj qe porosit namazi) dhe jo te kundërtën e kësaj
3-Qe te flemë herët për t’u zgjuar për namaz te sabahut si dhe punës t’ia fillojmë pas namazit, sepse Allahu, subhanehu ve teala, pas namazit te sabahut ua shpërndan krijesave furnizimin e tyre.
4-Çdo njëri prej nesh duhet t’i shoqërojë njerëzit e mire, te cilet te ndihmojnë per t’u zgjuar ne mëngjes dhe për t’u porositur ne mes vete per këtë çështje.
5-Qe t’i bëjmë sistematikisht lutjet e preferuara para gjumit dhe t’a lusim Allahun,subhanehu ve teala, te na ndihmoje per t’u zgjuar per namaz te sabahut
6-Ne rast se na kalon koha e namazit te sabahut atëherë te ndiejmë se kemi bere mëkat dhe gabim,dhe t’i besatohemi Allahut, Subhanehu ve teala se nuk do t’i kthehemi me kurre atij mekati te madh.

Allahu, subhanehu ve teala, na befte ne dhe juve prej atyre qe e duan Allahun,subhanehu ve teala, dhe na begatofte me sinqeritet ne te folur dhe ne vepra.
Tere ajo qe ishte e qëlluar ne këtë teme ishte prej Allahut, subhanehu ve teala ndërsa gabimet janë prej nesh dhe shejtanit.
————————————————————-
Në shqip: Sedat Islami