Petrovic: Marrëveshja nuk ka kthim prapa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petrovic është i bindur se marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka kthim prapa dhe se implementimi i saj ka garanci të forta.

Ai në një intervistë për Radio Kosovën thotë se veriu i Kosovës ka hyrë në një proces të pakthyeshëm për të vendosur normalitetin në këtë pjesë.

Përkundër realitetit në terren, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, dëshiron të jetë optimist se raportet midis Serbisë dhe Kosovës po ndryshojnë.

Ai flet për ndjesinë e mirë e të qenit pjesë e ekipit negociator përkrah kryeministrit Hashim Thaçit, karshi bashkëkombësit të tij Ivica Dacic në Bruksel. Por, ajo për të cilën aktualisht Petrovic nuk dëshiron të flas shumë, është referendumi që kanë paralajmëruar serbët e veriut, raporton RTK.

Petrovic beson se marrëveshja e arritur së fundi mes të dyja vendeve do t’i jep një impuls të fuqishëm përmirësimit të raporteve ndëretnike. Megjithatë, thotë se implementimi i saj do të jetë i vështirë.

“Gjithsesi se do të jetë vështirë, tejet e vështirë. Vetë mbërritja deri tek kjo marrëveshje ishte e vështirë. Por, tani mbetet që marrëveshja dhe implementimi të shënoj shkëputje nga e kaluara dhe gjithçka të arrihet me konsensus”, thotë Petrovic.

Kjo shkëputje me të kaluarën, sipas Petrovic, shpresohet të arrihet me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë në tërë Kosovën.

“Zgjedhjet lokale me marrëveshje parashihen të mbahen këtë vit dhe unë nuk shoh ndonjë element që mund të pengoj këtë proces. Tani do të kemi përfaqësues të tjerë lokal dhe do të kemi Asociacionin e Komunave serbe. E vetmja që mund të diskutohet është përqindja e daljes në zgjedhje. Ajo që duhet theksuar është se ky proces do të organizohet nga institucionet e Kosovës dhe procesin do ta lehtësojë OSBE. Pra, zgjedhjet do të jenë në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Petrovic.

Me gjithë optimizmin, zëvendëskryeministri Petrovic ende nuk mund të jep shpjegime se si do të implementohet marrëveshja e arritur në Bruksel, cilat janë fazat e saj, si do të evoluoj ajo tutje dhe cila është e ardhmja e saj.kohaislame

Artikulli paraprakLigji për ndërtime, pretendon t’u jap fund problemeve në këtë sektor
Artikulli vijuesSerbët e veriut me peticion kërkojnë kthimin e Vulinit