Shtëpia Fokus Pilotët turq thonë të kenë parë një UFO para zhdukjes së avionit...

Pilotët turq thonë të kenë parë një UFO para zhdukjes së avionit egjiptian

Dy pilotë të një linje ajrore turke kanë bërë deklarata që e çojnë shpjegimin për rrëzimin e avionit egjiptian në kufijtë e të pabesueshmes. Ata thonë se një orë para se avioni i “Egyptair” të rrëzohej, kanë parë një UFO të fluturojë mbi avionin me të cilin po fluturonin vetë.

Shkaku i rrëzimit të avionit “Airbus320”, i cili ra në detin Mesdhe të enjten e kaluar, mbetet ende mister. Në avionin që udhëtonte nga Parisi në Kajro udhëtonin 66 persona.

Një prej medieve më të mëdha turke i ka cituar dy pilotët, të cilët janë shprehur se kanë parë një objekt me drita jeshile të kalonte mbi avionin e tyre, ndërsa po i afroheshin aeroportit të Stambollit “Ataturk”, pas kthimit nga Bodrumi, rreth orës 11:30 të së enjtes.

Sipas “Hurriyet Daily News”, pilotët u kanë thënë kontrollorëve të trafikut ajror se “një objekt i paidentifikueshëm me drita jeshile kaloi mbi avionin tonë”.

Por Autoriteti Aeroportual Shtetëror thotë se në radarë nuk është vënë re asnjë gjë që mund të ketë lidhje me atë që përshkruajnë pilotët turq.

Hipoteza e shfaqjes së një UFO-je vjen në momentin kur misteri i rënies së avionit është thelluar akoma më tej, pasi u fol se piloti kishte folur për një “ulje emergjente”.

Fillimisht u fol se piloti Mohamed Said Ali Ali Shoukair kishte humbur çdo kontakt vetëm 3 minuta pasi ndodhi rrëzimi i avionit ne det

 

Artikulli paraprakVdes lojtari argjentinas pas një goditjeje nga kundërshtari (Video +16)
Artikulli vijuesMesazhi i refugjatit sirian që preku mesfushori çek, Tomas Rosicky