Pirja e ujit dhe ndikimi në aftësinë për të menduar

Kënaqësia që na jep uji kur e pijmë mund të dëmtojë aftësinë për të menduar.
Psikologu Peter Rogers dhe kolegët e tij të Universitetit të Bristolit iu lutën gjashtëdhjetë vetëve të tregonin më parë nëse ishin të etur apo jo. Pastaj u dha një pjese të eturve dhe një pjese që nuk ishin të etur nga një gotë ujë (330 mililitra) që kishte një temperaturë prej 10 gradësh Celsius. Të tjerëve nuk u dha ujë.

Pastaj u dha për të zgjidhur disa probleme. Ata që në fillim të eksperimentit ishin me të vërtetë të etur dhe që kishin pirë nga një gotë me ujë u treguan 10% më të aftë për të zgjidhur probleme nga ata që nuk kishin pirë ujë. Kurse ata që u ishte dhënë nga një gotë ujë ndonëse nuk ishin të etur ishin 5 % më të paaftë për të zgjidhur probleme nga ata që nuk kishin pirë ujë.

Nga kjo shkenctarët nxorrën përfundimin se pirja me shumicë e ujit – të paktën kur nuk je i etur – ndikon për të keq në aftësinë për të menduar. 
Rogers thotë se nuk përjashtohet mundësia që në këtë rast ka të bëjë edhe temeperatura e ujit ku trupi detyrohet të përdorë një pjesë të energjisë së tij për të përballuar pasojat që sjell një gotë uji e ftohtë e padëshirueshme në barkun tonë.

Përgatiti Alvin Ekmekçiu 
Burimi: austriakja Surfmed

Artikulli paraprakMartesa dhe marrdhëniet intime të banorëve të Xhenetit
Artikulli vijuesDhuna impulsive