Pjesët e trupit të cilat nuk duhet t’i prekni shpesh me duar

Hulumtuesit thonë se duart luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e mikrobeve, kështu ju duhet t’i kushtoni rëndësi shumë atyre dhe pjesëve më të ndjeshme të trupit të cilat i prekni shpesh me duar.
Edhe pas larjes së duhur të duarve, duart dhe gishtat shpejtë ri-kontaminohen nga mjedisi që ju rrethon. Më poshtë mund të lexoni se cilat pjesë të trupit nuk duhet t’i prekni shpesh me duar.

Kanalin e veshit
Ju kurrë nuk duhet t’i futni gishtat apo diçka tjetër në këtë kanal. “Futja e ndonjë gjëje në kanalin e veshit mund të prishë lëkurën e hollë që gjendet në kanalin e veshit,” thotë John K Niparko, profesor i mjekësisë në SHBA.

Nëse ndjeni kruarje të vazhdueshme të veshit, ju duhet të kontrolloheni tek një otolaringolog në vend se të provoni diçka vetë. Otolaringologu mund të vlerësojë shumë lehtë problemin, qoftë nëse keni infeksion në vesh, ekzema të lëkurës apo dyll të grumbulluar.

Fytyrën
Ju mund t’i përdorni duart kur e lani fytyrën apo kur aplikoni ndonjë krem në fytyrë. Por, në rastet tjera ju nuk duhet ta prekni fytyrën. Kur i lëshoni duart në një sipërfaqe me baktere dhe pastaj e prekni fytyrën, ju i sillni ato baktere në fytyrë. Kjo rritë gjasat që të sëmureni dhe të keni infeksione të fytyrës, pasi që gishtat përmbajnë vajra që mund të bllokojnë poret tuaja, thotë dermatologu Adnan Nasir, transmeton Lajmi.net.

Prapanicën
Përveç larjes dhe pastrimit të saj, në rastet tjera mos e prekni asnjëherë. Thjeshtë mos e bëni. “Anusi përmban baktere të cilat potencialisht janë shumë të dëmshme,” thotë Jared W. Klein. Pasi të kryeni nevojën apo të prekni prapanicën pa ndonjë arsye tjetër, lani duart plotësisht dhe mirë.

Sytë
Në përjashtim të rasteve kur jeni duke i vënë lentet ose duke i larë sytë, në të kundërtën sytë nuk duhet të preken. Ju mund të futni lehtë mikrobe në sy përmes duarve. Këto mikrobe më pas mund të shkaktojnë përskuqje të syve dhe infeksione. Ndiqni një rregull të thjeshtë: “Mos i prekni dhe mos i fshini.” Dhe në qoftë se sytë ju kruhen, kanë thatësi apo ju djegin, bisedoni me mjekun tuaj.

Gojën
Një hulumtim i fundit në Britani të Madhe gjeti se njerëzit i vendosin gishtat në gojë apo rreth gojës në një mesatare prej 23.6 herë në orë kur ata janë të mërzitur në punë. Dhe ata e bënin këtë 6.3 herë në orë edhe kur ishin të zënë! Ky është një problem i vërtetë: Në një studim të publikuar në revistën Mikrobiologjia e Aplikuar, u tregua se mikrobet transferohen nga gishtat për në gojë shumë shpejtë dhe më tepër se nga çdo mënyrë tjetër. Ndoshta duhet të mendoni përsëri para se t’i fusni gishtat prapë në gojë, transmeton Lajmi.net.

Brendësinë e hundës
Në një studim të veshit, hundës dhe fytit më 2006, që ishte publikuar në revistën Kontrolli i Infeksioneve, njerëzit të cilët vendosnin gishtin në hundë shpesh ishin 51% me më shumë gjasa që të fusin bakterin “Staphylococcus” në hundën e tyre se sa ata të cilët nuk e bënin.

Artikulli paraprakLondër, dënohet shqiptari me 50 kg kokainë
Artikulli vijuesKujdesuni për ushqimin e fëmijëve