Prokuroria e Matit kërkon dënimin me 24 vjet burgim për të pandehurin Ermir Skeja, i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë ndaj dy personave, ngjarje e ndodhur në 28 maj 2015 në zonën e quajtur “Baz”.
I pandehuri Skeja ngacmonte bashkëjetuesen e shtetasit Libjond Permaku, efektiv i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. I dëmtuari Permaku ka tentuar disa herë që të ndërhyjë te familjarët e Skejës, për të kërkuar prej këtij të fundit që të mos shqetësonte bashkëjetuesen e tij, por këto tentativa nuk ka rezultuar efikase.
Ditën e ngjarjes, i dëmtuari Permaku dhe miku i tij, Vilson Totraku kanë qenë në qytetin e Matit, kur janë përballur me të pandehurin Ermir Skeja. Ndërmjet Permakut dhe Skejës ka nisur një konflikt fizik. Nga goditjet, ka mbetur i dëmtuar Skeja, i cili ka reaguar duke qëlluar me një pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Nga goditjet e para, ka mbetur i plagosur me disa plumba në trup i dëmtuari Permaku. Menjëherë pranë tij ka shkuar edhe Vilson Totraku, ndaj të cilit është qëlluar sërish me pistoletë nga i pandehuri Skeja. Dy të plagosurit, në bazë të aktit të ekspertimit, rezulton se kanë marrë plagë, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e goditjes.
Pas plagosjes, autori Ermis Skeja është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk është bërë i mundur arrestimi i tij. Ndërkohë, dy të plagosurit janë marrë me një makinë të rastit, drejtuar nga një kirurg, i cili i ka dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtruan ndërhyrjeve, të cilat u shpëtuan jetën.
You Might also Like
Më shumë vende të lira pune në Zvicër
Në tremujorin e parë raportohet për më shumë vende të lira pune në krahasim me…
By
Redaksia
1 Min Read
Të paktën 11 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin në SHBA
Të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur…
By
Redaksia
1 Min Read
BE kërkon që Shqipëria të legalizojë prostitucionin, ja propozimi
Bashkimi Europian kërkon që Shqipëria të ndryshojë legjislacionin sa i përket dënimit për veprën penale…
By
Redaksia
1 Min Read
Yildirim: I dimë ata që ua rrahin shpinën terroristëve
Kryeministri i Turqisë dhe Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë Binali Yildirim, në fjalimin që…
By
Redaksia
3 Min Read
Ushtria irakiane sulmon Falluxhan
Së paku nëntë vetë u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën të premten në…
By
Redaksia
1 Min Read
Në prag të Kurban Bajramit, dy familje falin gjakun njëra-tjetrës
Në prag të festës së madhe muslimane, Kurban Bajramit, pas një angazhimi të Këshillit të…
By
Redaksia
2 Min Read
