Njeriu që do ta udhëheqë Zyrën administrative përtej Ibrit do të jetë qytetar serb dhe do të zgjidhet me konkurs. Pas këtij hapi, sipas burimeve të Express, do të publikohet edhe plani i detajuar për integrimin e kësaj pjese të vendit. Diplomatët perëndimorë në Prishtinë e mirëpresin hapjen e Zyrës, derisa e përjashtojnë statusin special për veriun. Oliver Ivanovic thotë se ky është një provokim i radhës nga Prishtina.
Qeveria e Kosovës po e pret emërimin e Shefit të Zyrës administrative për veriun e Mitrovicës për të shpalosur në detaje planin për integrimin e asaj pjese të Kosovës.
Burime të Express brenda Qeverisë kanë treguar se zyrtari që do të emërohet përmes konkursit publik do të jetë qytetar serb i veriut dhe do ta ketë barrën kryesore për të dialoguar me banorët lokalë dhe për t`i afruar ata më afër Prishtinës.
“Sikurse udhëheqësi edhe punëtorët e Zyrës do të jenë njerëz që jetojnë në veri. Posa të emërohet do të publikojë në detaje planin, i cili fokusohet në investime socio-ekonomike”, ka thënë një zyrtar i Qeverise.
Megjithëkëtë, vetëm një ditë pas themelimit ka ardhur reagimi i përfaqësuesve të serbëve të veriut, të cilët kanë kundërshtuar hapjen e Zyrës së re atje, me arsyetimin se nuk është pyetur Beogradi./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Vushtrria organizon faljen e namazit të Bajramit në qendër të qytetit (Foto)
Bashkësia Islame e Kosovës këtë Bajram për qytetarët e Vushtrrisë ka organizuar faljen e namazit…
By
Redaksia
1 Min Read
Në Aeroportin e Prishtinës arrestohen dy vullnetarë që shkonin në Siri
Qeveria e Thaçit tenton të shfaqë "vendosmërinë" kundër vullnetarëve nga Kosova që shkojnë për të…
By
Redaksia
1 Min Read
MBPZHR-ja hap dhe mbyll tenderin brenda ditës për furnizim me fotografi të Thaçit (FOTO)
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 1 mijë…
By
Redaksia
2 Min Read
Përleshje mes deputetëve, reagojnë KDI dhe VV
E plotësuar: Dhuna që shpërtheu sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, së pari mes…
By
Redaksia
14 Min Read
Porosia e Stavilecit: Me 300 euro rrogë mos i bëni 7 fëmijë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik në qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci ka thënë se duhet analizuar…
By
Redaksia
1 Min Read
Del në dritë Prishtina e vjetër (video)
Në përpjekjeke për të ndërtuar Prishtinën e re zbulohen gjurmët e “Çarshisë së Vjetër” të…
By
Redaksia
2 Min Read
