Në fshatrat Sopot dhe Llojan vërehet prani e shtuar e forcave policore. Sipas informacioneve arsyeja është pengimi i kalimit ilegal të emograntëve. Burimet e TV SHENJA-s nga terreni, konfirmojnë informacionet për një tentativë të refugjatëve për të kaluar kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë. Nga kjo qendër, njoftojnë se rebelim është vërejtur më së shumti tek refugjatët nga Afganistani, të cilët me ditë të tëra po presin kthimin në Gjevgjeli, për shkak të mos regjistrimit në regjistrin biometrik të tyre. Organet policore kanë intervenuar me qëllim të neutralizimit të incidenteve të mundshme. Ditë më parë, grupe refugjatësh u përleshën mes vete, për shkak të mos menaxhimit të mirë për kthimin e tyre në Gjevgjeli. Dhjetëra persona përfunduan me lëndime trupore.