“Po pse, kjo gjakmarrja juaj, nuk qenka… punë myslimanësh?!”

 

 

Quhet Christina Färber, është një murgeshë gjermane. Ka 15 vjet që jeton në Shkodër. Mbrëmë në orën 23.00 në stacionin televiziv gjerman ARD u shfaq një dokumentar i gjatë i regjisorit Marc Wiese. Wiese ka ndjekur këtë grua dhe 8 të rinj shqiptarë nga Shkodra në Vatikan e më pas në Gjermani. Një guxim i madh; një udhëtim i paimagjinueshëm sepse 8 të rinjtë në fjalë nuk ishin 8 të rinj të zakonshëm. Ata ishin 8 të rinj që të vetmen gjë që kishin parë në jetën e tyre ishte peizazhi i hirtë nga dritarja e dhomës së tyre të gjumit në kullat e ngujimit në very. Imagjinojeni pak: Njëri prej tyre që ishte vënë në qendër të reportazhit-udhëtim ishte një i ri rreth të njëzetave me emrin Kristian që kishte 18 vjet që nuk kishte dalë kurrë nga shtëpia e tij: Që kur ishte foshnje, kishte qenë “në gjak”!
Nën drejtimin e Kristinës të rinjtë shqiptarë u betuan në një kishë katolike se do të heqin dorë nga dhuna, kurse Papës i lanë një letërku nënshkruan se në vend të Kanunit, Bibla do jetë përmbajtja e jetës së tyre. Ajo që bënte më shumë përshtypje ishte reagimi i bashkëmoshatarëve gjermanë përballë grupit të të rinjve shqiptarë. (në Gjermani të rinjtë vizituan shumë shkolla dhe komuna, për të treguar për jetën e tyre në gjakmarrje). Për nxënësit gjermanë ishte befasuese që Kanuni kishte të bënte me…të krishterët si Kristiani. Kishin dëgjuar për gjakmarrjen shqiptare por pyetja e parë që bënin ishte: “Gjakmarrja juaj, nuk është një zakon mysliman??” (A.N.)

Në foto: Christina Färber. Filmi i Wiese titullohej “Të përndjekurit. Pushime nga gjakmarrja” u transmetua mbrëmë më 1 gusht në orën 23:30 në televizionin gjerman ARD. Për Wiese është hera e dytë që pasionohet pas ligjit arkaik të hakmarrjes shqiptare. Në vitin 2007 ai xhiroi filmin dokumentar “Kanun”, të nderuar me çmim./rp

 

 

Artikulli paraprakSi u ndërtua një komb në Shkup?
Artikulli vijuesFOL: Për 3 muaj, 13 shkelje