Podgoricë: Grafite kundër homoseksualëve

Në qendër të Podgoricës, përballë Sahat Kullës, janë vënë mbishkrime me përmbajtje fyese për komunitetin LGBT dhe pakicën kombëtare shqiptare.

Në disa mbishkrime është bërë thirrje për vrasjen e pjesëtarëve të komunitetit LGBT, ndërsa shqiptarët janë identifikuar me njerëzit LGBT, transmeton Telegrafi.

Qendra e LGBT ka bërë të ditur se këtë rast e kanë raportuar në polici dhe se prokurori kompetent ka ngritur akuza penale.

“Ne fuqimisht dënojmë gjuhën e urrejtjes me mbishkrime në rrugë kundër komunitetit LGBT, pakicave fetare dhe etnike”, ka thënë presidentja e Qendrës, Elmira Gjokoviq. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakNdeze një qiri për Trepçën
Artikulli vijuesWindows 10 do të jetë falas!