Polaku Wlosowicz mund të bëhet shef i EULEX-it

Mediet polake shkruajnë se diplomati nga ky shtet, Zbigniew Włosowicz (Zbignjev Vlosovic) mund të jetë në krye të EULEX-it, njofton KTV. Raportohet se ai është futur në rrethin e ngushtë për shef të ri të EULEX-it në Kosovë. Sipas agjencisë polake të lajmeve PAP, Włosowicz i ka gjasat më të mëdha që të zgjidhet në këtë post. Ai ka gjasa të shumta, pasi që në dy mandate këtë funksion e kanë ushtruar francezët, dhe pasi që francezët kanë rol të rëndësishëm në misionin e NATO-s në Kosovë, në krye të EULEX-it mund të jetë dikush nga një vend tjetër, kanë thënë burime në Bruksel për këtë agjenci.

Włosowicz është jurist me profesion, ndërsa momentalisht punon si nënsekretar shtetëror për politika mbrojtëse në Ministrinë polake të Mbrojtës

PAP thekson se Włosowicz e ka mbështetjen e Gjermanisë për t’u emëruar në krye të EULEX-it.koha/kohaislame

Artikulli paraprakKërkohet përfshirja e EULEX-it në Kushtetutë
Artikulli vijuesProkuroria nuk kryen hetime për ndërhyrjen e Grabovcit