Policët e liruar flasin për arrestimin, janë urdhëruar të heshtin

Lajmi për lirimin e dy policëve u konfirmua sot në orën 13:00 nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili tha se ishte informuar nga shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak.

Nga burim anonim brenda policisë konfirmohet se, policët janë lënë pa ushqim. Atyre u është konfiskuar dhe një veturë zyrtare e policisë, që ende s’ është kthyer, armët dhe shenjat identifikuese me gjithë pajisjet.

Vetëm gati 30 minuta më vonë, rreth orës 13:34, zëdhënësi i EULEX-it, Nikollas Hauton, konfirmoi se ishte bërë transportimi i policëve Shukri Binaku dhe Sami Beqiri (foto), nga qyteti i Prokuples, për në territorin e Kosovës. Që prej kthimit të tyre, dy policët janë marrë në pyetje për orë të tëra nga EULEX dhe KFOR dhe janë shoqëruar në vendin ku arrestuan për të kuptuar se në cilin territor ndodheshin.
Policët: Urdhër për të heshtur
Ora 23: 13 – Gazetarët në Kosovë duket se e kanë të vështirë të zbulojnë detaje rreth arrestimit të dy policëve të shtunën nga ana e forcave serbe. Me kamera të fikura, policët e Kosovës pohojnë se kanë urdhër të prerë që të mos tregojnë asgjë rreth arrestimit. Ministri i Brendshëm e ka mohuar një gjë të tillë. Sipas Rexhepit, është e drejtë e policëve të prononcohen apo jo për median.
Ministri Rexhepi nuk takon policët
Ora 22:15 -Ministri i Puneve te Brendshme, Bajram Rexhepi nuk ka shprehur gatishmëri për t’i takuar dy policët e liruar sot me arsyetimin se kjo varet shumë nga agjenda e tij. Edhe pse ka qëndruar gjatë ditës së sotme në pikën kufitare të Merdares, ministri nuk e ka parë të arsyeshme që t’i takojë ata.
Polici: Si u fotografuam
Ora 21:21 – Sami Beqiri, një nga dy policët kosovarë të rrëmbyer të shtunën nga policia serbe, sqaroi se fotot e publikuara në një konferencë për shtyp nga ministri i Brendshëm i Beogradit, Daçiç, ku ai bashkë me kolegun Shukri Binaku shfaqeshin të prangosur e të shtrirë barkas, ndërsa policia serbe i mbante nën kërcënimin e armëve, janë bërë jo në momentin e ndalimit por më mbrapa, pasi ata janë transportuar në territorin serb.
Gruaja: U tmerrova
Ora 20:20 – Gruaja e Sami Beqirit u ka treguar gazetarëve se është tmerruar kur ka parë burrin e saj të lidhur me pranga, barkas përtokë dhe me kokën e ngritur drejt policëve serbë.
“Nuk na keqtrajtuan”
Ora 20:15 – Televizionet paraqitën mbrëmjen e sotme pamje të policit Sami Beqiri me rroba civile, ku ai shfaqej i lodhur. “Nuk na kanë maltrajtuar, mirë jemi, mirë jemi”, ishin fjalitë e vetme që përsëriste polici Beqiri. Televizionet kosovare paraqitën mbrëmjen e sotme pamje të policit Sami Beqiri me rroba civile, ku ai shfaqej i lodhur. “Nuk na kanë maltrajtuar, mirë jemi, mirë jemi”, ishin fjalitë e vetme që përsëriste polici Beqiri. Ai u tha gazetarëve se për çdo që u intereson, të pyesin zëdhënësin e policisë pasi nuk kanë të drejtë të lëshojnë deklarata.
Kthimi në familje
Ora 19: 55 – Dy policët kosovarë më në fund, rreth orës 19:00, kanë arritur në familjet e tyre edhe pse në Kosovë arritën rreth orës 13:00. Ata përgjatë katër orëve janë marrë në pyetje nga KFOR-i dhe policia e EULEX-it për rrethanat e arrestimit të tyre, ndërsa më pas janë dërguar edhe në vengjarje. Me të arritur në shtëpitë e tyre, ata janë pritur nga familjarët ndërsa nuk kanë pranuar të flasin për mediat.
EULEX-i e KFOR-i i dërgojnë policët në vendngjarje
Ora 8:05 – Dy policët e kthyer në Kosovë kanë dalur nga stacioni policor ku po merreshin në pyetje nga EULEX dhe KFOR por nuk janë të lirë të kthehen në shtëpi pranë familjes, ashtu siç ishte pritur. Nën shoqërinë e policisë së EULEX-it dhe përfaqësuesve të KFOR, ata janë nisur për në fshatin Dumnicë të Podujevës, pranë vendit ku deklaruan se ndodheshin kur u rrëmbyen nga policët serbë. Siç ka mësuam ata në fshatin Dumnicë do të verifikojnë vendin e saktë të arrestimit të tyre, që mendohet se do të saktësojë nëse u arrestuan në territorin e Kosovës apo atë të Serbisë.
Beogradi don t’i paditë
Ora 18:02 – Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ka saktësuar se dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës u dëgjuan në gjykatë dhe shtoi se kundër tyre do të ngrihet padi. Daçiç theksoi se është i njoftuar me deklaratat e ministrit të Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi, dhe Presidentes Jahjaga sipas të cilëve policët e arrestuar ishin në detyrë, por u sugjeroi atyre që “të shikojnë punët e veta”.
EULEX-i e KFOR-i nuk i lirojnë policët
Ora 17:10 -Ende nuk janë liruar nga stacioni i policise në Lluzhan dy policët e kthyer në Kosovë. Ata po merren në pyetje nga policia e Eulex-it. Familjarët janë të shqetësuar sepse ata nuk po lirohen dhe nuk po kthehen pranë familjeve. Mediat nuk janë lejuar as të filmojnë e as të kontaktojnë personelin brenda stacionit policor. Dy policët janë duke u intervistuar nga pjesëtarët e Eulex dhe inteligjencës së KFOR.
BE: Nuk ishte pengmarrje
Ora 16:43 – Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes për politikën e Jashtme në Bashkimin Europian, Catherine Ashton, tha sot se arrestimi dy policëve kosovarë nga autoritetet serbe “nuk mund të cilësohej si pengmarrje”./BS/kohaislame

Artikulli paraprakShokuese:Tinejxheri vret nënën e tij,në bazë të skenave filmike
Artikulli vijuesNënkryetari i PLL: Po ta kisha djalin gay do t'i fusja plumbin ballit!